By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqja kineze shpall “fitore vendimtare” ndaj koronavirusit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Udhëheqja kineze shpall “fitore vendimtare” ndaj koronavirusit
Rajon / Botë

Udhëheqja kineze shpall “fitore vendimtare” ndaj koronavirusit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/17 at 11:09 AM
Kosova Times Published February 17, 2023
Share
SHARE

Udhëheqja kineze ka shpallur “fitore vendimtare” në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, pavarësisht akuzave se Pekini nuk është duke treguar numrin e saktë të viktimave me këtë virus.

Prej muajit nëntor, përgjigjja e Kinës ndaj pandemisë ka përjetuar “tranzicion të butë për kohë të shkurtër”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga zyrtarë të një komiteti të lartë kinez që mbikëqyret nga lideri i shtetit, Xi Jinping.

Praktika e ka dëshmuar që Komiteti ka qenë i drejtë në vlerësimet ndaj pandemisë, është thënë në deklaratë.

Më shumë se 200 milionë persona të infektuar me koronavirus kanë kërkuar shërbime mjekësore dhe gati 800.000 raste serioze kanë marrë trajtim të duhur, është thënë në deklaratë.

Mirëpo në këtë dokument nuk është përmendur numri i saktë i viktimave të shkaktuara nga vala e virusit që e ka prekur këtë vend në fund të vitit të kaluar.

Në dhjetor të vitit 2022, Qeveria kineze pati braktisur strategjinë e zero rasteve me koronavirus, dhe ka lehtësuar kufizimet për luftim të pandemisë.

Më pas ka pasur raportime se spitalet dhe krematoriumet nuk kanë pasur kapacitet për t’u përballur me numrin e madh të viktimave me këtë virus.

Zyrtarisht janë raportuar 83.150 vdekje në spitale në periudhën dhjetor-shkurt.

Ka pasur edhe raportime se mjekëve u është thënë që të mos përmendin koronavirusin si shkak për vdekjen e një pacienti në certifikatat e vdekjes.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

Kosova Times February 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Selmanaj: Nuk votojmë ligje që janë në shpërpushje me agjendën tonë

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Axhenda ndërkombëtare
Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 32 nga 46 dronët e lëshuar nga ushtria ruse
Presidenti rus Putin viziton këtë javë Kinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?