Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Përveç diskutimit për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne konfirmuam përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ka deklaruar se ka pasur një bisedë produktive me presidentin serb Vuçiq në Konferencën e Mynihut.
“Ne diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe unë përcolli mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.
Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “ndan dëshirën e Serbisë për një të ardhme brenda Bashkimit Evropian (BE)”.