By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gripi i shpezëve: Cilat janë rreziqet për njerëzit dhe kafshët?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gripi i shpezëve: Cilat janë rreziqet për njerëzit dhe kafshët?
Ballina 2Shëndetësi

Gripi i shpezëve: Cilat janë rreziqet për njerëzit dhe kafshët?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/18 at 10:25 AM
Kosova Times Published February 18, 2023
Share
SHARE

Reuters

Një numër i shteteve – nga ShBA-ja e Britania e Madhe e deri te Franca dhe Japonia – kanë pësuar humbje të shpendëve në shifra rekorde shkaku i përhapjes së gripit të shpezëve gjatë vitit të fundit.

Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në vende të Amerikës Jugore, si Ekuadori, Peruja dhe Bolivia.

A duhet të shqetësohen njerëzit për këtë sëmundje?

Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh). Si masë paraprake, njerëzit këshillohen të mos i prekin kafshët e egra të sëmura ose të ngordhura.

Sipas të dhënave të OBSh-së, nga janari i vitit 2003 e deri më 25 nëntor të vitit 2022, 868 njerëz nga 21 shtete të botës kanë raportuar për infektim me gripin e shpezëve H5N1, lloji i virusit që po përhapet përreth globit. Nga këto, 457 raste apo 53 për qind kanë përfunduar me fatalitet.

Në janar, OBSh-ja raportoi për herë të parë për infektimin e një personi me virusin H5N1 në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibet. Një vajzë nëntëvjeçare nga Ekuadori ishte infektuar pas një kontakti me shpezë shtëpiake. Ajo ishte shtrirë në spital më 18 janar, sipas agjencisë botërore.

Rastet e infektimit të njerëzve me këtë virus janë zakonisht si rezultat i ekspozimit ndaj shpezëve të infektuara – të vdekura ose të gjalla – dhe mjediseve të kontaminuara, thanë nga OBSH-ja.

Në cilat shtete është përhapur gripi i shpezëve?

Që nga tetori i vitit 2020 janë vrarë shpendë në të paktën në 60 shtete si pjesë e masave të ndërmarra shkaku i përhapjes së këtij virusi, sipas të dhënave të ofruara për Reutersin nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Në mesin e këtyre shteteve raportohet se janë India, Tajvani, Nepali, Peruja, Republika Çeke, Rumania dhe Nigeri.

Cilët zogj mund të infektohen?

Zogjtë e egër, përfshirë këtu ata të ujit si rosat, mund të bartin viruset e gripit të shpezëve pa u dukur të sëmurë dhe mund ta përhapin lehtësisht te shpezët shtëpiake, si pulat dhe gjelat e detit, thonë ekspertët.

Cilat specie të tjera mund të infektohen?

Gjitarë, si arinjtë, fokat, dhelprat dhe qelbësit, janë infektuar me gripin e shpezëve H5N1, thanë autoritetet.

Çfarë ndodh me shpezët e infektuara?

Gripi i shpezëve, si lloji që po përhapet në botë, mund të shkaktojë sëmundje që prekin shumë organe të brendshme dhe përfundon me fatalitet në 90 deri në 100 për qind për pulat e infektuara, zakonisht brenda 48 orëve, sipas Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Nëse një zog nga një tufë është infektuar, fermerët zakonisht i vrasin të gjithë shpendët e tyre për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi shumë ngjitës.

Si ndikon ky virus në sigurinë e ushqimit?

Si pjesë e planit qeveritar, shpezët e infektuara përjashtohen nga sistemi i furnizimit me ushqim. Por, për më tepër, Departamenti amerikan i Agrikulturës thotë se gripi i shpezëve nuk përhapet nga ngrënia e shpezëve dhe vezëve të gatuara siç duhet.

Si u përkeqësua situata me këtë virus?

Ekspertët thonë se debati i vazhdueshëm për përhapjen globale të gripit të shpezëve H5N1 daton qysh nga zbulimet e vitit 1996 në Hong Kong lidhur me patat guangdong dhe virusin.

Me kalimin e kohës, rosat në Azi janë përshtatur në mënyrë që të mund ta bartin virusin pa vdekur, thotë John Clifford, një ish-veterinar i lartë në Departamentin amerikan të Agrikulturës. Virusi më pas u përhap në mbarë botën përmes shtigjeve shtegtare, shtoi ai, tani këshilltar i politikave të tregtisë veterinare për Këshillin e Eksportit të Shpezëve dhe Vezëve në SHBA.

You Might Also Like

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Trump e ftoi presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times February 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Raportohet se mbi 42.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Osmani në Budapest: Kosova e gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi
Haliti ndërpret doracakët e edukimit seksual në shkollat e Vitisë për arsye të përshtatshmërisë
Më shumë se 100,000 njerëz hoqën dorë nga pasaportat e tyre të BiH në 25 vjet
Një familje në Gjermani theri ilegalisht pula, u tërbua kur u ndalua nga policia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?