By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë
Ballina 2Rajon / Botë

Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/19 at 10:45 PM
Kosova Times Published February 19, 2023
Share
SHARE

Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë.

Kështu tha Alicia Kearns, në një intervistë për Al Jazeera.

Kearns komentoi edhe planin franko-gjerman, duke thënë se synon normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Paqartësia e gjuhës në planin francezo-gjerman është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojë Republikën Sërpska në Kosovë”, tha Kearns.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Beogradi zyrtar këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se çdo Asociacion mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu siç entiteti “Republika Sërpska”, mund të bllokojë vendimet e qeverinë shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Al Jazeera.

Sipas kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Britanisë, mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe “të mos pengohet në rrënjosjen e etno-nacionalizmit”.

Ajo bëri të ditur se ka folur me ministren e Jashtme të Kosovës.

“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklave serbe është diçka që ne ,Britania e Madhe, shumë qartë, nuk e mbështesim.

Deputetja britanike ndër të tjera foli edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ajo i konsideron pozitive premtimet e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili “premtoi të mos lejojë shpërndarjen e pronës shtetërore në Republikën Srpska, si dhe të anulojë përkujtimin e 9 janarit të ardhshëm.

Ajo ditë festohet në “Republikën Sërpska” si një festë entiteti, e cila shënon datën nga viti 1992 kur, në kundërshtim me rregullimet kushtetuese të asaj kohe, u shpall në mënyrë të njëanshme një krijim i quajtur “Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës”, që ishte preludi i luftës. Për boshnjakët dhe kroatët, kjo datë përfaqëson fillimin e persekutimit dhe krimeve masive. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e shpalli 9 janarin si festë antikushtetuese.

“Këto janë premtime pozitive që ai bëri përpara Komitetit Britanik të Politikës së Jashtme,” tha Kearns për Al Jazeera, duke vlerësuar pozitivisht faktin se Bosnja dhe Hercegovina formoi shpejt një qeveri pas zgjedhjeve në tetor të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times February 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjendet një person pa shenja jete pranë një veture të braktisur

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
Shefi i ushtrisë izraelite: Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit
Kosova për tri vite importoi mbi 80 milionë euro energji elektrike nga kompania serbe
Krasniqi: Distria po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë
Përmbyllet viti akademik në Qendrën e Studentëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?