By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
32 oficerë kubanë të sigurisë u vranë gjatë kapjes së Maduros
January 5, 2026
Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup
January 5, 2026
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 5, 2026
Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Bari-Durrës
January 5, 2026
Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjukanoviq: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjukanoviq: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë
Ballina 2Rajon / Botë

Gjukanoviq: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/19 at 6:37 PM
Kosova Times Published February 19, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo institucionet e Malit të Zi kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në përpjekjen ruse për të sulmuar Moldavinë, transmeton agjencia e lajmeve, Beta.

Gjukanoviq tha se mund të bëhet fjalë vetëm për “individë ose organizata terroriste që e vënë veten në shërbim të interesave ruse për të destabilizuar vendet fqinje”.

“Ne e dimë se një pjesë e qytetarëve të Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, për fat të keq demonstrojnë se mbështesin agresionin rus”, tha Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi u takua me Presidenten e Moldavisë, Maja Sandu, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sandu, tha më 13 shkurt se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

Në ditën kur Sandu shpalli akuzat për ekzistimin e një plani të tillë, nga Moldavia u kthyen tifozët e ekipit të futbollit Partizan nga Beogradi.

Autoritetet moldave nuk kanë njoftuar nëse vendimi për të luajtur ndeshjen pa publik dhe pretendimet e presidentes së vendit lidhur me planin për të rrëzuar udhëheqjen, janë të ndërlidhura.

Ndërsa një ditë më vonë, zyrtarët në Beograd dhe Podgoricë thanë se nuk kishin një informacion të tillë dhe i kërkuan Moldavisë sqarime shtesë në lidhje me pretendimet e saj.

Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Moldavia, shtet fqinj i Ukrainës, është përballur me një sërë shqetësimesh të sigurisë, pasi copëza të raketave ruse kanë rënë në territorin moldav.

Moldavia po ashtu është përballur me reduktime të energjisë, pasi Ukraina ndaloi eksportin e energjisë për shkak të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës së saj kritike.

You Might Also Like

32 oficerë kubanë të sigurisë u vranë gjatë kapjes së Maduros

Trump tha se nuk beson se Ukraina do të sulmojë rezidencën e Putinit

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

Kosova Times February 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Droni strategjik amerikan monitoroi Serbinë jugore për orë të tëra: Rritja e aktiviteteve të zbulimit në Ballkan?

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
Bolton: Kërcënimet e Trump për tërheqjen e SHBA nga NATO duhet të merren shumë seriozisht
Tragjedia ne party-n e Neymarit: YouTuberi hidhet nga kati i 18-të i anijes turistike pas debatit me të dashurën
E vranë me plumb në kokë, rrëfimi rrëqethës i të dashurës së 34-vjeçarit shqiptar: Më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin…
Kancelari i ardhshem gjerman kërkon bisedime me Britaninë dhe Francën për mbrojtjen bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?