By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kritika ndaj numrit dy të qeverisë Bislimi për shkelje të Kushtetutës, analistët konsiderojnë se për këtë duhet të reagoj prokuroria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kritika ndaj numrit dy të qeverisë Bislimi për shkelje të Kushtetutës, analistët konsiderojnë se për këtë duhet të reagoj prokuroria
Ballina 1Lajme

Kritika ndaj numrit dy të qeverisë Bislimi për shkelje të Kushtetutës, analistët konsiderojnë se për këtë duhet të reagoj prokuroria

Kosova Times
Last updated: 2023/02/19 at 5:15 PM
Kosova Times Published February 19, 2023
Share
SHARE

Deri më tani nuk ka filluar asnjë procedurë administrative apo kundërvajtëse ndaj politikanëve që shkelin kushtetutën e vendit, respektivisht simboleve të Kosovës. Ndonëse me aktin më të lartë të vendit dhe ligjeve që derivojnë nga ajo, tregojnë qartë detyrat dhe obligimet lidhur me simbolet e Kosovës, ato në raste të ndryshme keqpërdoren dhe nuk respektohen.

Rasti më i rëndë i fundit ishte një video ku dyshi i qeverisë së Kosovës, dhe njeriu që udhëheq bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, shihet teksa qëndron pa lëvizur derisa intonohet himni i Kosovës në një ndeshje miqësore mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë dhe është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e pavarësisë.

Kjo ka nxitur reagime nga më të ndryshmet.

Subjekti i LVV ka qenë gjithnjë kundër simboleve të vendit, por që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë nisme për ndryshimin e tyre.

Pas shfaqjes së kësaj video, në të cilën kishte reagim nga segmente politika, analist politik sjelljen e Bislimit e konsiderojnë si një lloj arrogance ndaj simboleve të vendit aq më tepër kur ai kryeson grupin për dialog.

Analist politik e kanë kritikuar në planin moral dhe ligjor për shkeljet e simboleve të Kosovës.

Analisti Halil Matoshi thotë se mos respektimi për rendin simbolik është manifestim injorance e arrogance si dhe mos besnikëri ndaj Atdheut.

“Shteti është Atdheu konkret të cilit shtetasit ndjejnë obligim t’i japin dashuri e qeveritarët e kanë detyrim këtë! Ligji për simbolet shkelët nga 98% e popullsisë, nga padija e thellë”, tha Matoshi.

Ndërkaq analisti Nexhmedin Spahiu thotë se vetëm shkeljet e ligjit nga ana e Presidentit-es janë njëkohësisht shkelje e Kushtetutës.

“Shkelja e ligjit për simbolet nga cili do zyrtar tjetër parasheh dënimin prej 2.000 Eurove. Problemi është që ne nuk kemi prokurorë që zbatojnë ligjin”.

Kurse analisti Blerim Burjani nënvizon se simbolet shtetërore janë obligim kushtetues të respektohen dhe t’iu përkulen.

“Respektimi i simboleve është respektim sublim i popullit dhe i gjeografisë shtetërore të Kosovës, simbolet janë sakrifica, sovraniteti shtetëror dhe krenaria, andaj të gjithë duhet të iu përkulen dhe duhet respektuar për jetë e mote”, tha Burjani.

Në kreun V të këtij ligji që i referohet dispozitave kalimtare parashihet edhe sanksionet kundërvajtëse në rast të mosrespektimit të simboleve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times February 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkup: Polemika për zgjerimin e listës së zezë amerikane

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Biden synon t’i japë Kenisë statusin e një aleati të madh jo-NATO
Kuvendi ratifikon tetë marrëveshje ndërkombëtare
Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon ta rimarrë Stambollin
Republikanët e moderuar kundërshtojnë Trump duke e quajtur Zelensky një ‘diktator’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?