By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia sulmoi demonstruesit në Novi Sad, duke hedhur granata zhurmuese dhe gaz lotsjellës.
September 5, 2025
Trump urdhëroi që Pentagoni të riemërtohet në Departamentin e Luftës
September 5, 2025
Basha përkujton Nënën Terezë, në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta
September 5, 2025
Kosova mposhtet thellë nga Zvicra
September 5, 2025
Kushtetuta e Kaçanikut, hallkë e shtetformimit të Kosovës
September 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti jep detaje për takimet e zhvilluara në Mynih, thotë se sot do të ketë të tjera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti jep detaje për takimet e zhvilluara në Mynih, thotë se sot do të ketë të tjera
Ballina 1Lajme

Kurti jep detaje për takimet e zhvilluara në Mynih, thotë se sot do të ketë të tjera

Kosova Times
Last updated: 2023/02/19 at 11:56 AM
Kosova Times Published February 19, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Atje ai ka zhvilluar takime të shumta me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dje takova liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vendet mike, pjesëmarrës në këtë konferencë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti ka dhënë detaje rreth takimeve që ka zhvilluar në Mynih.

“Në takimin me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe Francës. Raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve u ritheksuan në takimin me senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen. Ndërsa me Senatorin Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, biseduam për partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona dhe fuqizimin e mëtejmë të tij”.

“Me Lord Stuart Peach biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar.Deputetët e Bundestagut gjerman nga Partia Social Demokrate, Partia Liberale dhe CDU, Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverdi, i falënderova për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka bërë të ditur se sot do të zhvillojë takime të tjera të rëndësishme.

“Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it. Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock e njoftova për suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bisedova me Drejtorin Ekzekutiv të kësaj agjencie, Fatih Birol”.

“Në takimimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, diskutuam për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga ShBA-të dhe Italia. Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Qeverisë sonë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ishin në qendër të takimit me Presidenten e BERZh-it, Odile Basso. E sot na presin edhe takime tjera të rëndësishme”, thuhet tutje në postimin e Kurtit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Basha përkujton Nënën Terezë, në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta

Aksioni në Pejë, mbyllen 7 kantiera ndërtimi për shkelje të sigurisë

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë

Lista sipas komunave e partive dhe kandidatëve të certifikuar për zgjedhje

Kurti: Nënë Tereza, shembulli i përpjekjes së njeriut për humanitet

Kosova Times February 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rohde lavdëron Kosovën po ndihmën ndaj Ukrainës

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Duma e Shtetit dëshiron të rrisë taksat për rusët që u larguan nga vendi
Shmangia e emrit zyrtar të Maqedonisë së Veriut nga presidentja e re Siljanovska Davkova, ngjall reagime
Katër të vrarë në Nju Jork në një sulm me thikë
Fati misterioz i komandantit kryesor të Putinit në Ukrainë: Shpërbërja në front, dhe ai shkoi në një “pushime” 3-javore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?