By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Britania dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë 15,000 trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
January 8, 2026
Senatori Graham: Trump i ka dhënë dritën jeshile projektligjit të sanksioneve
January 8, 2026
Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së
January 8, 2026
Regjimi iranian po humbet kontrollin, dy qytete kanë rënë tashmë!
January 8, 2026
Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shega Hashani dhe Nahom Asgedom kampion të turneut “Dita e Pavarësisë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shega Hashani dhe Nahom Asgedom kampion të turneut “Dita e Pavarësisë”
Sport

Shega Hashani dhe Nahom Asgedom kampion të turneut “Dita e Pavarësisë”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 11:44 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Në Palestrën e Sporteve në Junik, FPPK në bashkëpunim me Kpp Juniku dhe me mbështetje nga MKRS dhe Kuvendi Komunal Junik, organizuan me sukses turneun e seniorëve “Dita e Pavarësisë”, që njëherit ishte aktiviteti i parë garues dhe i cili ishte pjesë e kalendarit shtetëror për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Turneu u zhvillua në kushte shumë të mira organizative dhe në një atmosferë tejet sportive, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Anglia, ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante që u ndjekën nga afër edhe nga kryetari i komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu, Zëvendës Ministrja e MKRS-së, znj.Daulina Osmani si dhe përfaqësues të drejtorive të komunës së Junikut.

Pas hapjes zyrtare, filluan garat në grupe e pastaj edhe faza e eleminimeve. Në kategorinë e meshkujve ishin 16 grupe kurse në kategorinë e femrave 4 grupe e që në total ishin 135 pjesëmarrës nga 35 klube të ndryshme.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan Alma Mehmeti dhe Leoresa Imeri ku ndeshja ishte shumë e baraspeshuar por në fund Leoresa ishte më e përqendruar dhe arriti ta fitoj ndeshjen. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Lenë Osmani dhe Shega Hashani e cila po ashtu ishte ndeshje tejet interesante dhe që përfundoi me rezultat të ngushtë në të mirë të Shegës 3 me 2. Në finale Shega tregoi se jo rastësisht është fituese e disa titujve në kategorinë e seniorëve ku arriti ta mposhtë Leoresën me rezultat të pastër 3-0 dhe u shpall kampione e këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë ashtu siç pritej u takuan dy bashkëlojtarët nga “Lidhja e Prizrenit”, Kreshnik Mahmuti dhe Blend Hajdari derisa Kreshniku nuk lejoi befasi pasi e përfundoi ndeshjen me rezultat 3-0. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Fatih Karabaxhaku dhe transferi i ri i klubit Kpp Priping, lojtari anglezi Nahom Asgedom i cili arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1. Në finale Kreshnik Mahmuti ishte duke e menaxhuar me sukses ndeshjen drejt titullit kampion mirëpo nuk arriti ta konkretizoj deri në fund dhe ishte Nahom Asgedom ai që arriti ta përmbys rezultatin nga 2-0, 11-10 në 3 me 2 në sete dhe për ta fituar kështu titullin e parë në arenën e pingpongut kosovar.

Rezultatet finale:

Femrat

1. Shega Hashani

2. Leoresa Imeri

3. Alma Mehmeti

3. Lenë Osmani

Meshkujt

1. Nahom Asgedom

2. Kreshnik Mahmuti

3. Fatih Karabaxhaku

3. Blend Hajdari

FPPK falënderon dhe përgëzon KPP Junikun për një organizim të shkëlqyer, përkundër që kjo ishte hera e parë që KPP Juniku ishte nikoqir i një gare zyrtare të FPPK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi e teta në renditjen e përgjithshme

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini tha se kushtet për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia do të përcaktohen nga Ministria e Mbrojtjes

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
PS: zbulohen armatime dhe arrestohen të dyshuar për veprimtari terroriste në Zubin Potok
27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës
Vijat e kuqe të partive politike dhe llaskucat nëpër listat për deputet, dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete serbe
Denat Makolli, një talent që po vjen, merr një medalje argjendi dhe një bronzi në turneun ndërkombëtar në Herceg-Novi të Malit të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?