By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Mbështetja e ShBA-së për Ukrainën është e palëkundur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden: Mbështetja e ShBA-së për Ukrainën është e palëkundur
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Mbështetja e ShBA-së për Ukrainën është e palëkundur

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 4:06 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të jetë e fortë, tha presidenti Joe Biden, gjatë bisedës në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

“Siç i thash presidentit [të Ukrainës, Volodymyr] Zelensky, kur fola me të në Kiev dje, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon të jetë e palëkundur”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Ndërkaq, presidenti polak tha se vizita e Bidenit në Poloni është një sinjal i rëndësishëm për përkushtimin e ShBA-së që të mbajë sigurinë në Evropë.

“Vizita juaj është një sinjal i rëndësishëm i sigurisë, një sinjal i përgjegjësisë së ShBA-së për sigurinë e botës dhe Evropës. Amerika mund ta mbajë rregullin botëror”, tha Duda gjatë takimit dypalësh me Bidenin.

Vizita e Bidenit në Varshavë vjen pasi ai një ditë më parë vizitoi Kievin, ku qëndroi mbi pesë orë.

Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë – e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë – nënvizoi edhe një herë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të ShBA-së dhe Ukrainës.

“Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.

“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.

Ai shtoi se ShBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

ShBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këshilli i Ministrave nuk miraton hyrjen e palestinezëve në Bosnje

Kosova Times Kosova Times November 18, 2023
Aktivisti pro-palestinez kalon 16 orë në Big Ben
BE vendos rregulla të reja për tregjet online
Përzierja e mrekullueshme heq njollat e moshës dhe njollat kafe në duar si me magji
Rohde mirëpret dërgimin e Projektligjit për KPK-në në Komisionin e Venecias
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?