By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pagesa e tatimit në pronë, në pritje të vendimit final
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Pagesa e tatimit në pronë, në pritje të vendimit final
Ballina 1Financa

Pagesa e tatimit në pronë, në pritje të vendimit final

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 7:32 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Deri në fund të muajit prill, qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit vjetor në pronë. Në të kundërtën, ata do të gjobiten. Afati për këstin e dytë të pagesës është fundi i muajit shtator.

Nëse pagesa nuk bëhet në kohë, do të aplikohet një interes prej 0.65 për qind për secilin muaj që vonohet pagesa dhe një gjobë prej 10 për qind të tatimit të papaguar.

Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Kjo normë është 0.15 për qind e vlerës së përgjithshme të pronës. E, faturat e tatimit në pronë këtë vit janë më të larta se më herët.

Pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në fund të vitit të kaluar, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100 për qind, e për disa ka mbetur i pandryshuar, pasi vlera e pronës, pas vlerësimit, nuk ka ndryshuar.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se do ta paguajnë tatimin në pronë, duke pasur parasysh se mund të gjobiten, por presin të kenë lehtësira nga Qeveria.

“Tatimin në pronë e kam paguar diku rreth 80 euro vitin e kaluar. Tani që është shtrenjtuar më bëhet diku mbi 100 euro, nuk e di saktë. Do të marr borxh dhe do ta paguaj, por po pres nga Qeveria ta shqyrtojë vendimin. Shpresoj të na lirojnë nga pagesa”, thotë Hysni Mehmeti.

Hajriz Musolli tregon se fatura e tatimit në pronë këtë vit, i është rritur për 50 euro. Ai thotë se nuk e ka paguar ende.

“Çmimi është i lartë për standardin tonë, por do ta paguaj. Ta shohim nëse Qeveria bën ndonjë lehtësirë”, thotë Musolli.

“Tatimi në pronë është rritur shumë. Po pres të lirohemi nga kjo pagesë. Nuk e di nëse do të kem mundësi ta paguaj”, thotë Skender Bërbatovci, pensionist.

Kërkohet pezullimi i tarifave të reja

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë kryetarët e komunave janë dakorduar që të pezullohet kjo rritje e tatimit në pronë.

Sipas tij, alternativa më e mirë për momentin është pezullimi, për të cilin duhet të vendosë niveli qendror.

“Nëse rriten faturat për tatimin në pronë, kryetarët e komunave mendojnë se interesimi i qytetarëve për ta paguar këtë tatim, do të bjerë. Edhe ashtu pagesat e tatimit në pronë nuk kanë qenë të mëdha”, thotë Ibrahimi.

Nga tatimi në pronë, shteti i Kosovës ka të hyra vjetore deri në 40 milionë euro.

Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronën e paluajtshme arkëtohen në llogarinë e komunës ku ndodhet prona e paluajtshme dhe shfrytëzohen nga komuna për zhvillimin e infrastrukturës dhe projekte të tjera që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Opozita me rezolutë për pezullimin e rritjes së tatimit në pronë

Kundër rritjes së tatimit në pronë janë edhe partitë opozitare.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Në seancën e fundit parlamentare, më 16 shkurt, LDK-ja ka kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që ta pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak.

Përmes rezolutës, LDK-ja ka kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që ta sjellë në Kuvend edhe Ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, duke kërkuar plotësim-ndryshim.

Sipas LDK-së, ky ligj duhet të japë mundësi që ta përshtatë ngarkesën tatimore me situatën ekonomike, si dhe të ofrojë mundësi që të ndryshohet pragu tatimor.

Fleksibilitet të pragut tatimor me ligj ka kërkuar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Rezoluta e LDK-së pritet të nxirret sërish në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pasi që në seancën e fundit nuk kishte kuorum për ta nxjerrë në votim.

Shatri: Rritja e faturave të tatimit në pronë mund të anulohet

Eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë se, përderisa komunat janë pajtuar që të ketë pezullim të vendimit për rritje të tatimit në pronë, Qeveria mund ta bëjë një gjë të tillë.

Shatri, i cili më herët ka qenë ministër i Financave, thotë se me këtë veprim nuk do të shkelej asnjë rregullore dhe asnjë një ligj.

“Mënyra më e mirë për ta eliminuar këtë problem në këtë kohë të krizës ekonomike për qytetarët, është që Ministria e Financave t’i propozojë Qeverisë që të anulohet vendimi për tatimin në pronë për vitin 2023 dhe ta kthejë në nivelin e vitit 2022. Kjo është më e thjeshta, derisa të fillohet me plotësim-ndryshim të ligjit”, thotë Shatri.

Por, për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, e vetmja zgjidhje është plotësim-ndryshimi i ligjit.

“Alternativa jonë është që për vitin aktual të lehtësohet barra për qytetarët, ndërsa për vitet tjera pasuese të kemi ndryshim-plotësimin e ligjit”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e Kuvendit të Kosovës më 16 shkurt.

“Propozimi ynë fillestar është që prona deri në 50 mijë euro të jetë e liruar tërësisht nga tatimi, ndërsa pjesa tjetër të bëhet në formë progresive – sidomos ata që kanë miliona euro prona”, ka thënë Murati, duke paralajmëruar se projektligji do të dalë së shpejti në Kuvend.

Për këtë vit, Murati ka propozuar që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë.

Sipas tij, 85 për qind e tatimpaguesve nuk do të paguanin asgjë për vitin 2023, 10 për qind të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro dhe vetëm 5 për qind e tatimpaguesve do të paguanin më shumë se 100 euro.

Në ligjin e ri, Murati ka thënë se do ta përfshijnë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023.

Me ligjin në Kosovë, vlerësimi i pronës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bëhet në çdo tre ose pesë vjet.

Vlerësimin e fundit, kjo ministri e ka bërë vitin e kaluar, kurse zbatimi i tij në tatimin në pronë ka filluar nga janari i këtij viti.

Vlerësimi paraprak është bërë në vitin 2019.

Çështja e tatimit në pronë është bërë temë diskutimi pas reagimit të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë treguar se faturat e tyre të tatimit në pronë janë rritur.

You Might Also Like

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si po mbijetojnë bizneset e vogla mes bombardimeve të vazhdueshme në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 27, 2024
Trump: Mendoj se Zelensky është gati t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë
Qendra turke e gazit – një tjetër mit i Kremlinit
Shkrin dhjamin e barkut si i çmendur: Dy gjëra magjike që gjenden në çdo shtëpi
Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?