By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?
May 14, 2025
Pakoja e sanksioneve për Rusinë, lajme të këqija edhe për Serbinë…
May 14, 2025
Akullore e bërë në shtëpi nga kafeja dhe çokollata Nes
May 14, 2025
Sallata që të gjithë e adhurojnë është shkatërruese për shëndetin
May 14, 2025
Një kardiolog ua ka ndaluar këtë ushqim familjes së tij, sepse shkurton jetën dhe rrit rrezikun e sëmundjeve!
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “S’kam çfarë të gatuaj në shtëpi” – Inflacioni mbush kuzhinat popullore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “S’kam çfarë të gatuaj në shtëpi” – Inflacioni mbush kuzhinat popullore
Ballina 1Lajme

“S’kam çfarë të gatuaj në shtëpi” – Inflacioni mbush kuzhinat popullore

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 6:20 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Rronita Lajçi, nënë e katër fëmijëve, ishte prej personave të parë që në një mesditë të shkurtit hyri në kuzhinën popullore “Bereqeti” në Pejë.

Pas saj mbërritën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë, përfshirë gra, burra, pleq, të rinj dhe fëmijë.

Kjo kuzhinë shërben shujta të ngrohta, pa pagesë, për rreth 300 persona në ditë. Kush dëshiron, ushqehet aty; të tjerët mund ta marrin ushqimin me vete.

Derisa priste në radhë për të marrë gjellën që kishte gatuar atë ditë stafi i kuzhinës, Rronita tregoi se familja e saj 6-anëtareshe, prej vitesh, jeton vetëm nga ndihma sociale.

Vlera e kësaj ndihme që i ndan shteti, është 140 euro.

“S’kam çfarë të gatuaj në shtëpi. Këtu [në kuzhinë popullore] e gatuajnë mirë gjellën. Çdo ditë ka gjellë… edhe bukën e marr për anëtarët e tjerë të familjes”, rrëfeu Rronita për Radion Evropa e Lirë.

Rronita Lajçi duke marrë ushqime në kuzhinën popullore "Bereqeti" në Pejë.
Rronita Lajçi duke marrë ushqime në kuzhinën popullore “Bereqeti” në Pejë.

“Gjellën e sotme që nuk e hamë, e ruajmë për të nesërmen në mëngjes, derisa të vijë ora 12:00 [koha e gjellës tjetër]”, tha Rronita, e cila me vite shërbehet në këtë kuzhinë.

Bashkëshorti i saj nuk punon. Ai ka probleme shëndetësore, ashtu si edhe njëri djalë dhe vajza. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ua ka vështirësuar edhe më shumë përditshmërinë.

“Për mua që jam edhe burrë, edhe grua, nuk ka ku të shkojë më vështirë… Një litër vaj është bërë 2 euro. Po ta shikosh miellin, 16-17 euro thesi. Ku t’i marr unë? Rryma më kushton 30-40 euro [në muaj]”, tha Rronita, edhe vetë e papunë.

Inflacioni në Kosovë, si gjetiu në botë, ka nisur të rritet në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov atij i ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Vitin e kaluar, Kosova e ka mbyllur me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind.

Dhjetorin e kaluar në Pejë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kanë qenë mbi 1 mijë familje që burim të vetëm të të ardhurash, kanë pasur asistencën sociale. Komuna në pjesën perëndimore të Kosovës ka mbi 96.000 banorë.

Në të gjithë Kosovën, sipas ASK-së, janë 22.980 familje me mbi 90.000 anëtarë që përfitojnë nga skemat sociale.

Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Mitrovicë të Jugut – gjithsejtë 2.186 familje.

Vlera monetare për përfituesit e ndihmës sociale ndryshon nga madhësia e familjes – nis nga 60 euro dhe shkon duke u rritur varësisht numrit të anëtarëve. Kusht për ta përfituar ndihmën është që familja të mos e ketë asnjë anëtar të punësuar.

Rritet numri i personave që ushqehen në kuzhinë popullore

Njëri nga udhëheqësit e shoqatës bamirëse “Bereqeti” në Pejë, Ermir Gega, tha se, muajve të fundit, është duke u rritur numri i familjeve që kërkojnë ndihmë në shoqatën e tij.

Ai tha se inflacioni ka prekur në veçanti familjet që jetojnë nga ndihma sociale dhe se kuzhina është duke u populluar gjithnjë e më shumë.

“Është duke u shtuar numri [i personave që marrin ushqime në kuzhinë]. Njerëz që nuk kanë kërkuar ndihmë më herët, tani po i shoh që po kërkojnë. Po i shoh disa emra të rinj, disa persona të rinj”, tha Gega.

“Janë ato familje që ndoshta më herët janë munduar – me mundësitë që i kanë pasur – të mos vijnë këtu, por tash po i vërej se çdo ditë lajmërohen, thërrasin, kërkojnë të takohemi…”, shtoi ai.

Kuzhina popullore "Bereqeti" në Pejë.
Kuzhina popullore “Bereqeti” në Pejë.

Përveçse me ushqime, shoqata e tij ndihmon nevojtarët edhe me veshmbathje dhe produkte higjienike.

Gega tha se në qytetin e Pejës janë mbi 800 familje që kanë nevojë të vazhdueshme për ndihma, por se shoqata e tij, aktualisht, mund të ndihmojë vetëm 50 sosh në muaj.

“Ajo ndihmë sociale nuk iu mjafton. Kanë shumë halle. Një pako kur ua dërgojmë… aq shumë e mirëpresin dhe vazhdimisht pyesin: kur do të vini herën tjetër”, tha Gega.

Pranë dyerve të kuzhinës së tij, atë ditë të shkurtit, priste edhe 58 vjeçi N.P.

Pasi hëngri drekën aty, ai i tregoi Radios Evropa e Lirë se familja e tij 5-anëtarëshe jeton me vetëm 170 euro në muaj, që ai i merr si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se kishte dalë herët në mëngjes nga shtëpia, për të gjetur ndonjë punë krahu, pasi paratë që merr nga shteti, nuk i dalin.

“Më duhet ta paguaj rrymën, ujin, bërllokun… Tre fëmijë i kam në shkollë. Pak më ndihmojnë [të afërmit] nga diaspora kur vijnë, 5 euro, 10 euro… Kushdo që më jep, unë i çoj në shtëpi të gjitha”, tha N.P.

Kuzhina popullore "Bereqeti" në Pejë.
Kuzhina popullore “Bereqeti” në Pejë.

Në Kosovë janë rreth 20 kuzhina popullore. Më 13 shkurt, Qeveria e Kosovës ndau 1.2 milion euro për to.

“Kuzhinat popullore, përveçse ofrojnë shujta për ata më në nevojë, janë gjithashtu simbol i humanizmit tonë të përbashkët dhe dëshmi e fuqisë së komunitetit për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre, të cilët kanë më së shumti nevojë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e ndarjes së fondeve.

Qeveria e Kosovës i ka mbështetur kuzhinat popullore në dy vjetët e kaluar. Gjatë kësaj periudhe, sipas saj, ato kanë shpërndarë mbi 300 mijë shujta për qytetarët në nevojë.

Me qëllim që t’ua lehtësojë përballimin e inflacionit, Qeveria, gjatë vitit të kaluar, ka ndarë disa herë shtesa për kategori të ndryshme sociale. ​

Nevoja për planifkim të punësimit

Por, profesori i shkencave sociale në Universitetin e Prishtinës, Behxhet Gaxhiqi, thotë se duhet një angazhim më i madh institucional për punësimin e personave që marrin asistencë sociale.

“Agjencia për Punësim e Kosovës duhet të bëjë hartimin e politikave dhe të bëjë shtrirjen në nivele regjionale. Të shikohet qasja në punësim, sidomos te sektori privat, e përmes punësimit te sektori privat, të ndikohet në zvogëlimin e kategorisë që merr asistencë sociale”, tha Gaxhiqi.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në vend është mbi 20 për qind.

Së voni, Qeveria e Kosovës vuri në funksion një platformë të quajtur “superpuna”, e cila synon kryesisht punësimin e të rinjve.

Në kuadër të kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh. Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo nuk është zgjidhje afatgjate.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregun e punës, të publikuara në vitin 2021, vlerësojnë se mbi 1.2 milion qytetarë janë në moshë pune. Nga ta, më shumë se 380 mijë punojnë, mbi 100 mijë janë të regjistruar si të papunë, ndërsa 740 mijë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, nuk janë të regjistruar si të papunë e as si kërkues pune.

Të dhënat e fundit për varfërinë në Kosovë janë publikuar para gjashtë vjetësh. Këto të dhëna të përpiluara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Banka Botërore kanë nxjerrë në pah se shkalla e varfërisë në Kosovë është 18 për qind, ndërsa e varfërisë së skajshme 5.1 për qind.

You Might Also Like

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Moti në Shqipëri i kthjellët dhe me diell

Sot mot me diell e vranësira

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohen tre kroatë që tentuan “të fusin material radioaktiv” në Serbi

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Papa e krahason pushtimin rus të Ukrainës me “Glodomor” të Stalinit
Kolonat te Dheu i Bardhë deri 1500 metra, rreth 2 orë pritje
Kaos i ri në Spanjë, trena dhe linja të shumta të bllokuara pas vjedhjes së kabllove: “Ky është sabotim serioz”
EULEX-i ka furnizuar me ushqime dhe veshmbathje pjesëtarët e Policisë së Kosovës në vendkalimin Jarinje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?