By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Afrika e J. mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Afrika e J. mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë
Rajon / Botë

Afrika e J. mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 10:10 PM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që të jetë nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën, që mbahen në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Fillimisht ishte planifikuar që stërvitjet kundërthënëse të mbaheshin javën e kaluar, por stërvitjet e quajtura Mosi-II nisën të mërkurën në bregun lindor të Afrikës së Jugut.

Por, nisja e stërvitjeve dy ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës bëri që komentatorët të argumentonin se mbajtja e stërvitjeve në këtë kohë tregon “pandjeshmëri”.

Mbajtja e këtyre stërvitjeve është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Afrika e Jugut ka refuzuar që të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, duke argumentuar se preferon dialog për t’i dhënë fund luftës.

“Ka dallim midis ushtrisë dhe politikës”, tha gjenerallejtënant Siphiwe Sangweni, shef i operacioneve të përbashkëta të Forcave Mbrojtëse të Afrikës së Jugut gjatë një konference për media nga qyteti-port, Riçards Bej.

Ai tha se ushtria u “udhëzua nga Qeveria”, por po ashtu kishte nevojë që të mësonte aftësi të tjera nga ushtritë e shteteve të tjera për të mbrojtur Afrikën e Jugut dhe sa i përket operacioneve paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Po, ka shtete që ndihen ndryshe nga qasja jonë, por të gjitha shtetet sovrane kanë të drejtë të veprojnë siç duan”, tha ai.

Sangweni tha se “bashkëpunimi dhe koordinimi me të gjitha ushtritë e tjera” është “shumë i rëndësishëm”.

Mbi 350 pjesëtarë të forcave të armatosura të Afrikës së Jugut do të marrin pjesë në stërvitjet që do të përfundojnë më 27 shkurt. Rusia është “shteti udhëheqës” i këtyre stërvitjeve, tha Afrika e Jugut.

Në stërvitje do të përfshihen edhe një luftanije ruse e pajisur sistemet e raketave të fuqishme ruse, Zircon, dhe armë kineze.

Ushtria ruse tha përmes një deklarate se luftanija ruse “Admiral Gorshkov” do të përdoret për të ushtruar taktikat se si mund të zmbrapsen kërcënimet që mund të vijnë nga deti.

Në këto stërvitje, Brazili do të marrë pjesë si vëzhgues. Kjo është hera e dytë që ky shtet merr pjesë në këtë cilësi në stërvitjet ushtarake ku kanë qenë të përfshira Afrika e Jugut, Kina dhe Rusia.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ja ku Akademia e Shkencave Ushtarake e Rusisë propozoi të shpërthente një bombë bërthamore për të “trembur” Perëndimin

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Në Sumy, katër persona u vranë si rezultat i një sulmi me dron në një ndërtesë të lartë
Nëntë rajone të Rusisë u sulmuan nga dronë
Zogaj: Parkingu nëntokësor në Prishtinë do të hapet në fund të nëntorit
Një bandë kriminale nga Ballkani u shpërbë në Francë dhe Monako: Mafia drejtohej nga një serb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?