By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Familjarët e zyrtarëve bëhen gjykatës e prokurorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Familjarët e zyrtarëve bëhen gjykatës e prokurorë
Rajon / Botë

Familjarët e zyrtarëve bëhen gjykatës e prokurorë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 8:46 PM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Të afërmit e shumë zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut do të caktohen gjykatës e prokurorë në ndonjë nga institucionet e drejtësisë në vend.

Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve ka bërë të ditur listën me emrat e 58 personave që kanë mbaruar, sipas Akademisë, trajnimin dyvjeçar për angazhim në gjykatat dhe organet e ndjekjes penale.

Në mesin e tyre është edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, bashkëshortja e Islam Abazit, prokurorit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, djali i Enver Bexhetit – gjykatësit në Gjykatën e Apelit, djali i prokurores Elizabeta Josifovskës, bashkëshortja e Timço Mucunskit, kryetarit të një komune të Shkupit, nipa e mbesa të zyrtarëve dhe shumë të tjerë.

Akademia është themeluar para 15 vjetëve dhe trajnon kuadrot për gjykatës e prokurorë duke pasur për bazë “avancimin dhe mbrojtjen e pavarësisë, paanshmërinë e një gjyqësori të lartë profesional dhe efikas, i cili do të afirmojë parimin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

Pa një certifikatë nga kjo Akademi, nuk mund të bëhen emërimet në organet gjyqësore dhe të ndjekjes penale.

Por, dhënia e certifikatës personave në lidhje familjare me zyrtarë të lartë shtetërorë, ka nxitur reagime të shumta, në veçanti djalit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe bashkëshortes së Islam Abazit, prokurorit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në rastin e Xhaferit janë evidentuar edhe shpërdorime tjera, si dhënia e provimit të jurisprudencës pas regjistrimit të tij në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë, apo edhe regjistrimi në studimet master pa i pasur 300 kreditë e nevojshme.

Të gjitha këto lëshime janë arsyetuar me një të drejtë që thuhet se ka pasur Ministria e Drejtësisë, në vitin 2015 kur i ka lëshuar atij vërtetimin se mund të jepte provimin e jurisprudencës, apo të regjistrohej në studimet për master pa i plotësuar kriteret e nevojshme.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit edhe më parë ka reaguar, në veçanti lidhur me të drejtën ekskluzive të ministrit të Drejtësisë për t’i mundësuar dhënien e provimit të jurisprudencës kuadrove jo të kualifikuara.

“Nuk duhet të ketë të drejtë diskrecioni. Në bazë të çfarë vendimi ai i jep dikujt të drejtë për të dhënë provimin e jurisprudencës?! Këtu kemi të bëjmë me keqpërdorim të pozitës. Ne duhet të kemi një sistem të rezistueshëm ndaj nepotizmit dhe korrupsionit që do t’i refuzojë ato në vetvete. Ndoshta ata fëmijë ia vlejnë, por ndoshta nuk ia vlejnë dhe e zënë vendin e atyre që ia vlejnë”, ka deklaruar Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit kundër Korrupsionit.

Lidhur me këtë ka reaguar opozita maqedonase, e cila ka akuzuar partitë në pushtet se po e mbushin gjyqësorin me fëmijët dhe bashkëshortët e tyre.

“Në asnjë shtet në Evropë nuk mund të gjesh ndonjë rast që burri të jetë kryeprokuror i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe gruaja e tij prokurore publike. Si mund të besojnë qytetarët te drejtësia, kur drejtësinë do ta japin fëmijët dhe bashkëshortët e politikanëve që janë arsyeja e gjendjes në të cilën ndodhet shteti? Çfarë drejtësie mund të presë populli, kur drejtësia ka metastazuar nga nepotizmi? Duhen ndryshime rrënjësore dhe një sistem meritash, ku cilësia do të vlerësohet”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një prononcim të mëhershëm për mediat kishte mohuar që ai të ketë ndikuar në ndonjë institucion për avancimin e djalit të tij.

“Një gjë e di në jetë, si bartës funksioni për asgjë nuk kam ndikuar në vendimet e asnjë institucioni”, pati deklaruar Xhaferi.

Darko Avramovski, njohës i çështjeve juridike, konsideron se “kjo që po ndodh në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut flet mbi nevojën për masa urgjente dhe reforma të domosdoshme”.

Ai thotë se ajo që ndodhi në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, vazhdon më tej në Këshillin Gjyqësor, që bën shpërndarjen apo emërimin e kuadrove nëpër gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

“Këshilli Gjyqësor gjatë emërimeve jep njëfarë arsyetimi lidhur me emërimet, por nëse i shikojmë në thelb, ato janë sipërfaqësore, abstrakte, stereotipe… Nuk ka ndonjë arsyetimin mbi cilësinë dhe meritat e kandidatëve. Kjo është në kundërshtim me të gjitha deklarimet e zyrtarëve për shtet të së drejtës”, vlerëson Avramovski.

Përzgjedhja e familjarëve të zyrtarëve shtetërorë për gjykatës e prokurorë u bë në kohën kur besimi në gjyqësor po shënon rënie të vazhdueshme.

Sipas një ankete të realizuar nga Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm 4 për qind e qytetarëve kanë thënë se kanë besim në pushtetin gjyqësor, kurse në prokurori 3 për qind.

Pushteti gjyqësor në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi ka qenë në shënjestër të kritikave të bashkësisë ndërkombëtar, në veçanti të ShBA-të, lidhur me zgjedhjen e Islam Abazit, i afërt me BDI-në në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, disa herë u është drejtuar politikanëve, opinionit dhe zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut me një mesazh të qartë se nuk duhet mbyllur sytë para korrupsionit.

Në fillim të dhjetorit, një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte qëndruar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rizvanolli në Greqi: Lëndët e para si Litiumi, nuk duhet të sigurohen duke forcuar regjime autokratike e destabilizuese

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
“Bien” kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Biden bisedon me aleatët për situatën në Rusi
Elita e ardhshme në pushtet, duhet të jetë e gatshme dhe e guximshme për reforma
Raportohet për dy të vrarë nga një sulm raketor në Krimenë e uzurpuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?