By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin
December 28, 2025
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme
December 28, 2025
Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot
December 28, 2025
Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar
December 28, 2025
Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kemi miratuar ligje që jetësojnë reformat e programit qeverisës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kemi miratuar ligje që jetësojnë reformat e programit qeverisës
Lajme

Kurti: Kemi miratuar ligje që jetësojnë reformat e programit qeverisës

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 4:18 PM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se kontestimi i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, është përpjekje për paralizim reformash në vend.

“Sot para nesh kemi një mbledhje mbase më të shkurtër se sa zakonisht, por me një pikë të rëndësishme në rendin e ditës. Po e themelojmë strukturën për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit”, tha ai.

Sipas tij në këto gati dy vite të qeverisjes kanë dëshmuar bindshëm dhe në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimit dhe korrupsionin, si dhe për reforma në drejtësi e në administratën publike.

“Edhe përmes veprimeve tona të përditshme, edhe përmes  vlerësimeve vjetore të raporteve ndërkombëtare sikurse ai i indeksit të të Transparency International ose i Raportit të Bashkimit Evropian për vendin. Krahas vullnetit dhe guximit për të zbatuar ligjet në fuqi, kemi miratuar këtu edhe ligje të tjera, që do të jetësonin reformat e programit tonë qeverisës dhe ndryshimet për të cilat qytetarët tanë votuan masivisht dy vite më parë”, tha ai.

Duke shtuar se Ligji për Këshillin Prokurorial, që parasheh reformën në sistemin e drejtësisë; mandej ligji për Zyrtarët Publikë, që parasheh reformën në administratën publike; dhe ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që parasheh luftimin e korrupsionit dhe padrejtësive, janë disa prej këtyre.

“Megjithatë, jo për rastësi, të tre këto ligje, bashkë me Ligjin për masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për qytetarë, nëpërmjet të cilit bëhej parandalimi i abuzimit me rritjen e çmimeve të produkteve bazë, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare. Madje, Ligji për Këshillin Prokurorial ka më shumë se gjashtë muaj që është në trajtim. Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet mend, që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohë kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave. Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021”, theksoi ai.

E pavarësisht kësaj, përkushtimi sipas Kurtit mbetet po i njëjti.

“Zelli vetëm edhe më i madh. Ecja jonë nuk do të ndalet. Sot, po e bëjmë hapin e radhës, me Strategjinë kundër Korrupsionit, të cilën jam i bindur që me shumë kënaqësi do ta votojmë në këtë mbledhje gjithsecili prej nesh”, tha ai.

You Might Also Like

Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme

Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar

Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve

Voton Limaj: Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari

Kryesuesi i KQZ-së priti ambasadorin britanik

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump mbërrin në samitin e NATO-s

Kosova Times Kosova Times June 24, 2025
Gjenerali Petraeus lëshon paralajmërim të fortë për rrugën drejt paqes në Ukrainë
Associated Press shkruan për dëshminë e James Rubinit në Speciale
Tryezë për sfidat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë
Kurti: “Serbia nuk është një vend normal, ne nuk përjashtojmë mundësinë e sulmeve agresive…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?