By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbledhja e OSBE-së nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbledhja e OSBE-së nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Mbledhja e OSBE-së nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 5:57 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Në Vjenë ka nisur takimi dyditor i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kjo mbledhje është përcjellë me kritika të mëdha për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe me bojkot të delegacionit të Ukrainës në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të nisur nga Moska.

Austria u ka dhënë viza disa delegatëve rusë për të marrë pjesë në takimin që nisi më 23 shkurt, pavarësisht thirrjeve të disa shteteve që të dërguarve të Moskës t’iu ndalohet pjesëmarrja. Ky vendim i Vjenës është përballur me kritika, përfshirë edhe nga ligjvënësit amerikanë.

Ukraina dhe Lituania po bojkotojnë takimet e OSBE-së, ku marrin pjesë përfaqësuesit e 52 shteteve pan-evropiane. Takimi në Vjenë nisi një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, që është shndërruar në konfliktin më vdekjeprurës dhe shkatërrues në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo është hera e parë që anëtarët e Dumës shtetërore ruse po marrin pjesë në një ngjarje në Bashkimin Evropian në kapacitet zyrtar, pasi ata ishin sanksionuar për shkak të mbështetjes së luftës, por edhe përkrahjes së aneksimit të katër rajoneve ukrainase: Donjeck, Herson, Luhansk dhe Zaporizhja.

Delegatët rusë janë përballur me kritika të ashpra, teksa anëtari sllovak në OSBE publikoi një deklaratë në emër të delegacionit ukrainas, që ka bojkotuar mbledhjen në Vjenë.

“Ata [delegatët rusë] nuk janë këtu për një dialog të vërtetë e as për bashkëpunim. Ata janë këtu për të përhapur propagandë”, u tha në deklaratën e delegacionit ukrainas. “Ata janë këtu për të justifikuar krimet e luftës që kanë kryer dhe shkeljen e parimeve dhe ligjeve ndërkombëtare”, u theksua në deklaratë.

Presidentja e Asamblesë së OSBE-së, ligjvënësja suedeze Margareta Cederfelt, po ashtu ishte kritike, duke thënë se “disa prej parlamentarëve sot po ndihmojnë dhe nxisin krimin e agresionit”.

Cederfelt tha se ndien simpati për “faktin se disa anëtarë e kanë të pamundur të ulen në të njëjtën dhomë me agresorët”.

Megjithatë, ajo u bëri thirrje pjesëmarrësve që ta shfrytëzojnë këtë takim dyditor “si mundësinë tuaj për të qëndruar për Ukrainën dhe për të kundërshtuar gënjeshtrat e agresorëve”.

Vendimi i Austrisë për të lejuar delegacionin rus që të marrë pjesë në këtë mbledhje nxiti protesta, pavarësisht se ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, tha se është obligim diplomatik i shtetit të tij që të lejojë anëtarët e shteteve pjesëmarrëse që të marrin pjesë në mbledhje.

Dy takimet paraprake të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së – të mbajtura në korrik në Angli dhe në nëntorin e kaluar në Poloni – u mbajtën pa pjesëmarrjen e Moskës, pasi delegacioni rus nuk u pajis me vizë.

Steve Cohen, kongresist demokrat nga Tenesi dhe anëtar i SHBA-së në Komitetin e Helsinikit, i cili po merr pjesë në ngjarjen në Vjenë, tha për Radion Evropa e Lirë se Austria nuk është dashur që të lëshojë viza për delegacionin rus.

“Rusia ka shkelur çdo pjesë të arsyeve që kjo mbledhje po mbahet. Mendoj se kur një shtet shkon kaq larg, ndoshta ai nuk duhet të lejohet të marrë pjesë”.

Në një intervistë të ndarë dhënë për REL-in, Joe Willson, kongresist republikan, tha se lejimi që Rusia të marrë pjesë në mbledhjen e OSBE-së “dërgon mesazh të gabuar në botë”.

OSBE-ja është e përfshirë në shumë çështje, sikurse kontrolli i armëve, promovimi i të drejtave të njeriut, promovimi i lirisë së mediave dhe në monitorimin e zgjedhjeve.

You Might Also Like

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

Sulme të ashpra ruse në perëndim të Ukrainës. Polonia ngriti avionë ushtarakë

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Çmime të detajuara për gjithçka në Halkidiki: Sa kushton një ditë për një familje me dy fëmijë

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Për shkak të protestës klimatike, në Frankfurt janë anuluar 140 fluturime
Punonjësit italianë të kujdesit shëndetësor i kërkojnë ushtrisë t’i mbrojë nga sulmet e pacientëve
OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë
Dy arsye pse shumica e emigrantëve kanë ardhur në Gjermani në 70 vitet e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?