By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!
June 28, 2025
Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre
June 28, 2025
Dardanet triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë
June 28, 2025
Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes
June 28, 2025
Kadrijaj: Nuk ka shpresë për konsensus
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier, falënderues për përkrahjen që Kosova i dha Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier, falënderues për përkrahjen që Kosova i dha Ukrainës
Ballina 1Lajme

Hovenier, falënderues për përkrahjen që Kosova i dha Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 4:03 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, u shpreh falënderues ndaj popullit të Kosovës për përkrahjen e treguar për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, në një fjalim gjatë seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë.

“Populli i Kosovës është pjesë integrale e këtij reagimi të unifikuar nga kombet demokratike. Ju u keni ofruar strehim ukrainasve që ikën nga lufta, keni qëndruar përkrah nesh dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve”, tha Hovenier.

Ai, gjithashtu, shtoi se SHBA-ja dhe partnerët e saj do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën siç kanë bërë deri tani, teksa tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dështuar në tentimin e tij për ta përçarë bllokun e NATO-s.

Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj. Kosova, gjithashtu, ka strehuar disa gazetarë ukrainas, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në këtë seancë solemne mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sznunuyog.

Ai, gjithashtu, u shpreh mirënjohës që Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, teksa tha se pushtimi i Ukrainës ka prekur të gjithë botën.

“Edhe pse lufta kishte filluar dhe ishte jashtë kufijve tanë, pasojat janë parë dhe janë ndier në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Kosovën”, tha Sznunuyog.

Të pranishmëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, iu drejtua edhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë.

“Dua t’ju tregoj sa më shumë për heroizmin e ushtarëve tanë, mijëra civilëve të vrarë dhe qyteteve të shkatërruara dhe sakrificat e përditshme që i bën vendi im. Unë thjesht dua t’ju them faleminderit”, tha Luidmyla.

Kjo seancë solemne – të cilin e nisi me një fjalim në përkrahje të Ukrainës kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama – është vetëm njëra nga ngjarjet e planifikuara në Kosovë për shënimin e njëvjetorit të luftës në Ukrainë.

Në orën 13:00, do të priten në hollin e Kuvendit të Kosovës gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Në këtë pritje do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvenit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu, në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj.

Homazhet për viktimat dhe në mbështetje për qëndrueshmërinë e Ukrainës u bënë edhe nga vendet evropiane, ku monumente të njohura u ndriçuan me ngjyrat e Ukrainës – të verdhë dhe të kaltër

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të dytë të premten.

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi më 24 shkurt 2022, është një prej konflikteve më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po ashtu, ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që prej krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja ishin afër një lufte bërthamore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

You Might Also Like

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes

Kadrijaj: Nuk ka shpresë për konsensus

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtarët ukrainas pa pushim në fushëbetejë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Universiteti Veror me rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të Kosovës
Selimi: Në takimet e Shtabit të Përgjithshëm nuk e kam parë Kadri Veselin
Cilët janë kandidatët kryesorë republikanë për nënpresident?
“Nuk do të hipja në atë nëndetëse edhe sikur të më paguanin”: Mesazhi i rrjedhur nga një ish-punonjës i “Oceangate” që parashikon një fatkeqësi në Atlantik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?