By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si po hetohen krimet e luftës në Ukrainë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si po hetohen krimet e luftës në Ukrainë?
Ballina 2Rajon / Botë

Si po hetohen krimet e luftës në Ukrainë?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 5:10 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Që nga pushtimi rus në Ukrainë janë raportuar më shumë se 71 mijë krime lufte të dyshuara, mirëpo ngritja e padive në gjykatë nuk është procedurë e lehtë.

Autoritet ukrainase dhe ato perëndimore kanë konstatuar se ka dëshmi për kryerjen e krimeve si: vrasje dhe ekzekutime, torturë, dhunime seksuale, rrëmbime të fëmijëve dhe burgosje të paligjshme.

Mirëpo, Rusia vazhdon t’i mohojë akuzat se forcat e tyre kanë kryer krime të tilla apo i kanë sulmuar qytetarët në Ukrainë.

Për të vërtetuar një krim lufte, procesi i gjykimit kërkon prova të fuqishme. Por, në një situatë të jashtëzakonshme siç është lufta, kryerja e hetimeve në vendin e ngjarjes është pothuajse e pamundur, pasi në shumicën e rasteve është e ndaluar, si dhe ekziston mbivendosja e juridiksionit ndërmjet gjykatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kush është duke i hetuar krimet e luftës në Ukrainë?

Prokurorët e krimeve të luftës në Ukrainë janë duke punuar me Ekipin Mobil të Drejtësisë, të mbështetur nga ekspertë ligjorë ndërkombëtarë dhe ekipe mjekoligjore. Ata kanë hetuar shkeljet e dyshuara të së drejtës ndërkombëtare që nga 24 shkurti i vitit 2022, kryesisht në jug dhe në lindje, ku toka është rimarrë nga forcat ruse.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Ekipi Mobil i Drejtësisë (MJT), është i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe ukrainas. Ai u krijua dhe u vendos me kërkesë të Zyrë së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës për të rritur kapacitetin e Njësisë së Krimeve të Luftës, prokurorëve rajonalë për të kryer hetime në terren dhe për të ndihmuar hetuesit ukrainas në terren.

Deri më tani, gjithsej 276 persona janë akuzuar për krime lufte. Në gjykatat vendase që janë të përqendruara në veprat e “autorit të drejtpërdrejtë”, 26 të dyshuar për krime lufte janë ndjekur penalisht dhe janë shpallur fajtorë për përdhunim dhe vrasje, bombardim të infrastrukturës rezidenciale dhe plaçkitje.

Mirëpo, si duket përpjekja për t’i mbajtur përgjegjës udhëheqësit e lartë rusë për dhënien e urdhrave për kryerjen e këtyre krimeve, do të marrë kohë.

“Puna më e vështirë do të jetë përpjekja për të ndërtuar raste komplekse që vendosin përgjegjësinë e atyre që janë në udhëheqjen më të lartë politike dhe ushtarake”, tha Wayne Jordash, drejtues i Ekipi Mobil i Drejtësisë.

Megjithatë, provat janë duke u mbledhur.

“Ajo se çfarë është e qartë nga hetimet e prokurorit gjatë vitit të kaluar, është fakti që ekziston një plan kriminal dhe se operacioni i ushtrisë ruse në përgjithësi është kriminal. Me këtë plan kriminal, nënkuptohet se nuk është e mundur të shuhet identiteti ukrainas pa kryer krime të shumta lufte dhe kundër njerëzimit, e ndoshta edhe gjenocide”, u shpreh Jordash.

Çka mund të bëjë Gjykata Ndërkombëtare Penale?

Në përputhje me legjislacionin e “juridiksionit universal”, krimet e luftës mund të hetohen dhe ndiqen penalisht nga disa agjenci kombëtare, gjykatat e Ukrainës, gjykatat ndërkombëtare ose të dyja.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) është duke hetuar krimet e luftës, po ashtu edhe ato që cilësohen krime kundër njerëzimit, gjenocide dhe pritet që fokusi të vendoset te të dyshuarit me profil të lartë.

Që nga nisja e hetimeve një vit më parë, prokurori i GjNP-së, Karim Khan, e ka vizituar Ukrainën tri herë. Ai ka vizituar rajonin e Kievit, ku civilët u masakruan në Buça, dhe në shtëpitë e lagjeve të banuara në qytetin e Borodjankas të shkatërruar nga granatimet në rajonin e Harkivit.

Gjykata ende nuk ka bërë publike ndonjë urdhër arresti, hapi i parë drejt një gjykimi eventual.

Edhe nëse dikush arrestohet dhe gjykohet, rastet e mëparshme të GjNP-së kanë treguar se është e vështirë të dënohen zyrtarët e lartë. Në më shumë se 20 vjet, gjykata ka lëshuar vetëm pesë dënime për krime thelbësore dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë zyrtar i lartë.

Cilat janë alternativa të tjera?

Bashkimi Evropian njoftoi së fundmi për krijimin e një qendre ndërkombëtare për ndjekjen penale të “agresionit” në Ukrainë, e cila është nën autoritetin evropian të ndjekjes Eurojust, gjithashtu e vendosur në Hagë. Kjo mund të formojë bazën e një gjykate të re.

Krimet e luftës mund të përkufizohen sipas ligjit ndërkombëtar apo ligjit kombëtar. Për shembull, përkufizimet e krimit të luftës në Ukrainë janë më të ndryshme se ato të GJNP-së.

Një numër shtetesh kryesisht evropiane kanë ligje të juridiksionit universal që i lejojnë ata të ndjekin penalisht krimet e luftës në Ukrainë.

GjNP-ja i është bashkuar një ekipi të përbashkët hetimor me Lituaninë, Poloninë, Estoninë, Letoninë, Sllovakinë, Rumaninë dhe vetë Ukrainën për të ndihmuar në gjykimet e mundshme brenda ose jashtë Ukrainës.

Për të plotësuar të dhënat që mblidhen dhe shpërndahen në Eurojust, një Komision i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, po mbledh dhe regjistron shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Kjo mund të ndihmojë çdo rast që Gjykata Ndërkombëtare Penale vendos të marrë.

Çfarë është “krimi i agresionit”?

Krimi i agresionit përkufizohet gjerësisht si pushtim ose përpjekje për të fituar kontroll politik dhe ushtarak mbi një shtet tjetër sovran. Përderisa GjNP-ja është gjykata e përhershme botërore për krimet e luftës, ajo nuk mund të ndjekë penalisht agresionin.

“Lufta është krim, por jo krim lufte”, tha Astrid Reisinger Coracini, pedagoge e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Vjenës dhe eksperte për krimin e agresionit.

Ukraina dhe disa vende të tjera, sidomos ShBA-ja dhe BE-ja, po avokojnë për një gjykatë emergjente për agresionin në mënyrë që të mbyllet ky “hendek i mosndëshkueshmërisë”.

Ndër të tjera, Coracini tha se krerët e shteteve, krerët e qeverive dhe ministrat e jashtëm janë të përjashtuar nga ndjekja penale para gjykatave kombëtare, sipas të drejtës zakonore ndërkombëtare.

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, do të duhej të përballej me akuza për agresion përpara një gjykate të re ndërkombëtare që u krijua në bazë të një traktati shumëpalësh.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkëmbim elektoral politiko-mafioz, 25 arrestime dhe sekuestrime

Kosova Times Kosova Times February 3, 2025
Diskutohet për gjendjen e gjyqësorit dhe policisë në veri të Kosovës
Zulfaj, zëdhënësit të BE-së: Të mos ngatërrohet periudha në të cilën jetojmë
Letra e krerëve shtetërorë, Kusari-Lila: Një formalitet, asgjë më shumë
Nga qershori 2023 BE-ja do të lejojë thirrjet në fluturime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?