By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zëvendësshefi i NATO-s: Rusia po pëson humbje edhe jashtë fushëbetejës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zëvendësshefi i NATO-s: Rusia po pëson humbje edhe jashtë fushëbetejës
Ballina 2Rajon / Botë

Zëvendësshefi i NATO-s: Rusia po pëson humbje edhe jashtë fushëbetejës

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 5:21 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se Rusia ka pësuar një sërë humbjesh në dhe jashtë fushëbetejës në vitin e parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës, por Kievi ka të ngjarë të përballet me “luftë të gjatë”, duke bërë që mbështetja nga aleatët perëndimorë të jetë kritike.

Geoana, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha se Moska me veprimet e saj ka sfiduar rendin ndërkombëtar, duke bërë që mposhtja e pushtimit të jetë e rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për shtetet demokratike në mbarë botën.

“Kjo ndoshta do të kujtohet në librat e historisë si pika e kthesës evropiane dhe ndoshta edhe e historisë së botës”, tha ai për REL-in, duke folur për nisjen e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Duke ndihmuar Ukrainën, ne ndihmojmë çdo ide të çdo shteti, çdo vendi në mbarë botën, që ka të drejtën sovrane të zgjedhë të ardhmen e tij”, shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka justifikuar vendimin e tij për të sulmuar Ukrainën – që ai e quan “operacion të posaçëm ushtarak” – duke përdorur narrativë të rremë, sikurse pretendimi se Kievi udhëhiqet nga një “regjim neo-nazist” apo se e ardhmja e Rusisë është kërcënuar nga agresioni i Perëndimit.

Kampi i Putinit priste që lufta të zgjaste më së shumti disa javë, por një vit më vonë, nuk ka shenja se konflikti po përfundon.

Geoana tha se vendimi i Putinit ka pasur efektin e kundërt që ai dëshironte, me NATO-n dhe Perëndimin më të bashkuar se kurrë më parë, përderisa “janë shënuar një sërë humbjesh strategjike për Rusinë”.

“Ju veçse mund të shihni se Rusia ka humbur reputacionin e saj, reputacionin e forcave të armatosura. Ata mburreshin se ishin një superfuqi ushtarake. Tani, ata nuk po mund të triumfojnë as në Ukrainë”, tha ai.

“Dhe ndoshta më e rëndësishmja është se Putini ka humbur dhe Rusia ka humbur Ukrainën në aspektin emocional. Nëse dhjetë apo 15 vjet më herët, Ukraina dhe ukrainasit e shikonin Rusinë si natyrale, si shtet miqësor, tani ata e shohin Rusinë si kërcënim ekzistencial për mbijetesën e tyre. Prandaj mendoj se Putin ka bërë një llogaritje shumë të keqe, si në aspektin e luftës ashtu edhe në aspektin e identitetit kombëtar për Ukrainën, por edhe në kuptim të unitetit të Perëndimit”.

Shumë shtete e kanë shfrytëzuar përvjetorin e parë të nisjes së luftës për të rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën, që i duhet për t’u përballur me forcat ruse në lindje të Ukrainës.

Geoana tha se aleatët po dëgjojnë me vëmendje kërkesat e Kievit dhe po tentojnë që t’i japin Ukrainës atë që i duhet në mënyrë sa më të shpejtë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se çështje sikurse ofrimi i avionëve luftarakë nuk janë një mundësi që mund të miratohet shpejt, marrë parasysh se duhet të trajnohet personeli për përdorimin e tyre.

“Tani ne duhet të përqendrohemi në atë që të sigurohemi që aftësitë që i dërgojmë sot Ukrainës të jenë plotësisht funksionale”, tha Geoana, duke shtuar se “po bisedohet vazhdimisht” për avionët luftarakë.

“Një gjë e di, ne duhet të bëjmë më shumë për Ukrainën dhe duhet të bëjmë më shumë me materialin ekzistues që kemi në terren… gjithmonë ka nevojë për më shumë. Por, procesi po funksionon. Procesi ka sjellë rezultate dhe fakti që sot një vit më vonë, Ukraina po qëndron dhe Rusia ka shumë vështirësi për shkak të trimërisë së ukrainasve, por po ashtu edhe për shkak të mbështetjes që kanë pranuar nga shtetet aleate dhe shtetet partnere”.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Evakuohen shqiptarët e parë nga Gaza

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Kina ndërton portin premtues në Peru; Por me çfarë çmimi?
Në 17-vjetorin e vdekjes, Rugova kujtohet edhe nga Forumi Crans Montana
“Nuk mund të shpëtojmë më jetë”: Spitalet në Gazë përtej kapaciteteve
Deputetja finlandeze: Kosova i përket familjes evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?