By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 maj:
May 16, 2025
Avni Dehari drejt librit të Gines-it!
May 16, 2025
Siria dhe Izraeli po negociojnë fshehurazi, qëllimi është një marrëveshje historike
May 16, 2025
Moti në Shqipëri me vranësira
May 16, 2025
Amerika: Të gjithë anëtarët e NATO-s do të ndajnë 5 përqind të PBB-së për mbrojtje
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inspektimet në institucionet private shëndetësore, çdo tre vjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Inspektimet në institucionet private shëndetësore, çdo tre vjet
Ballina 1Shëndetësi

Inspektimet në institucionet private shëndetësore, çdo tre vjet

Kosova Times
Last updated: 2023/02/25 at 3:50 PM
Kosova Times Published February 25, 2023
Share
SHARE

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë ka mbyllur përkohësisht 54 institucione private shëndetësore në vitin 2022, pasi ato nuk kanë poseduar licencë pune, ose nuk i kanë respektuar rregullat për licencim.

Në raportin vjetor të inspektoratit, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet se vitin e kaluar janë bërë 971 inspektime – në 151 raste prej tyre janë konstatuar shkelje.

Ndër shkeljet më të shpeshta përmenden: puna pa licencë, personeli i palicencuar apo mosparaqitja e angazhimit të personelit të huaj tek autoritetet e Kosovës.

Institucionet e mbyllura përkohësisht janë dënuar me gjoba – nga 2.000 deri në 20.000 euro.

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni i licencimit të institucioneve private shëndetësore, deri në fund të vitit të kaluar, ka pasur në listë rreth 3.000 institucione private, përfshirë: ambulanca, poliklinika, spitale, laboratorë, ordinanca stomatologjike, ordinanca të fiziatrisë e të tjera. Gjatë vitit 2022 janë licencuar apo rilicencuar afro 600 institucione të tilla.

Me ligjin në Kosovë, një institucion privat shëndetësor duhet të rilicencohet çdo të pestin vit.

Inspektimet bëhen në bazë të planit të punës së inspektoratit, duke u bazuar edhe në numrin e inspektorëve.

Institucionet private shëndetësore në Kosovë, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, arrijnë të kontrollohen ose inspektohen vetëm një herë në tre vjet e gjysmë, thonë nga Inspektorati Shëndetësor.

Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, nga ky institucion thonë se kanë numër të vogël inspektorësh në krahasim me numrin e institucioneve që duhen inspektuar.

“Në Inspektoratin Shëndetësor janë gjithsejtë 13 zyrtarë: kryeinspektori, asistenti ekzekutiv, zyrtari i arkivit dhe dhjetë inspektorë shëndetësorë”, thuhet në deklaratë.

“Brenda muajit, një inspektor duhet t’i kryejë së paku nëntë inspektime, duke përfshirë procedurën e inspektimit, mbledhjen e fakteve, shqyrtimin e tyre, analizën e bazës ligjore, hartimin e raportit, si dhe hartimin e vendimit… nëse është me gjobë – marrjen e masave të përkohshme, ndërprerjen e përkohshme të veprimtarisë së institucionit”, thonë nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shemsedin Dreshaj, anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se inspektorati është i obliguar që të bëjë inspektime sa më shumë, bazuar në kriteret, të cilat janë vënë për licencimin e atyre institucioneve private.

Nga moskontrollimi i tyre, shton Dreshaj, në to mund të kryhen edhe veprimtari, për të cilat nuk janë të licencuara.

“Pa dilemë se kjo çështje është brengë. Situata në shëndetësi në Kosovë vërtet nuk është e mirë. Këtu kemi të bëjmë me dështimin e disa hallkave – e para është numri i inspektorëve, e dyta vazhdimësia e punës së tyre dhe e treta… nga aspekti i përcaktimit të prioriteteve nga shteti dhe Qeveria jonë. Nëse nuk inspektohet me kohë dhe nuk ekziston frika nga mbikëqyrja dhe inspektimi, atëherë gjithçka mbetet në ndërgjegjen e punëdhënësit dhe të institucionit”, thotë Dreshaj.

Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ekziston bordi për licencimin e institucioneve private.

Islam Husaj, anëtar i këtij bordi, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet që nuk i plotësojnë kushtet, nuk mund të licencohet.

“Unë mendoj se inspektorati ka obligime dhe detyra bukur të mëdha që ta inspektojë dhe monitorojë punën e çdo institucioni, se a po i plotëson kriteret apo jo. Ka shumë raste kur i është pezulluar licenca [një institucioni] për shkak se nuk ka përfillur kriteret, me të cilat është licencuar”, thotë Husaj, i cili është anëtar i bordit i caktuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Nga ana tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Inspektoratit Sanitar, mbikëqyr kushtet teknike-sanitare dhe higjienike të të gjitha objekteve që shërbejnë për publikun.

Ky inspektorat thotë se inspektimet në institucionet shëndetësore private kryhen sipas planit të kontrolleve zyrtare për çdo vit në nivelin sekondar dhe atë terciar, ndërsa në nivelin primar në çdo dy vjet.

“Secilit institucion apo operator publik ose privat që nuk i plotëson kushtet, i jepen vërejtje – ai ndëshkohet apo mbyllet përkohësisht. Kjo gjithmonë varet nga ekipi inspektues, i cili është i pavarur në nxjerrjen e masave”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kapacitetet e inspektimeve në institucionet shëndetësore private, janë shumë të vogla. Dhe kjo, sipas tij, bën që pronarët e atyre institucioneve t’i ikin zbatimit të ligjit.

Përkundër kësaj, thotë Sejdiu, interesimi i qytetarëve për shërbime është më i madh në institucionet private sesa në ato publike të Kosovës.

“Numri i madh i këtyre institucioneve private, viteve të fundit, bën edhe dobësimin e sektorit publik”, thotë ai.

Nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kërkesa për shtim të numrit të inspektorëve – 42 pozita – është përfshirë tashmë në buxhetin e Qeverisë.

You Might Also Like

Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje

Osmani e Prattipati diskutojnë për konstituimin e institucioneve

“Evropa e re në një botë të re…”, Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian

Kosova Times February 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mba kalon te Partizani

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
Tre ish-ministra sot dëshmojnë në Komisionin Hetimor për Energji
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një gruaje të dyshuar
Mediat serbe raportuan se gjendet në Mitrovicë, Sveçla: Po shpërndahen shumë propagandë dhe dezinformata
Në rajonin e Kurskut, një dron hodhi bomba në një nënstacion elektrik dhe shkaktoi ndërprerje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?