By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçaku tregon se çka përmban aneksi i propozimit evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçaku tregon se çka përmban aneksi i propozimit evropian
Ballina 1Lajme

Lajçaku tregon se çka përmban aneksi i propozimit evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/02/25 at 7:21 PM
Kosova Times Published February 25, 2023
Share
SHARE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që në takimin e së hënës së 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të nënshkruajnë propozimin evropian.

Në një intervistë të gjatë për “The Pavlovic Today”, Lajçaku ka folur gjerësisht për procesin e dialogut në Bruksel, ku ndër të tjera ka thënë është bërë shumë i famshëm mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilët e njohin kur e shohin nëpër rrugët e Brukselit, por edhe të vendeve tjera nëpër botë.

“Sigurisht që marr shumë reagime nga qytetarët nga Kosova dhe nga Serbia. E di sa e ndjeshme është kjo çështje. Kur eci në rrugë, dhe ka njerëz me origjinë serbe ose shqiptare, në Bruksel, por edhe në shumë vende në mbarë botën, më njohin dhe vijnë dhe thonë se sa i rëndësishëm është ky proces dhe dëshirojnë që unë të kem sukses, sepse ata e dinë se sa e rëndësishme është për ta, për vendet dhe për njerëzit. Kështu që unë jam plotësisht i vetëdijshëm për këto përgjegjësi”, tha Lajçaku.

Gjatë kësaj interviste, Lajçaku është pyetur edhe për komentet e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të ShBA-së Gabriel Escobar i cili zbuloi se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë pritshmërinë e tyre që palët e përfshira të fillojnë zbatimin pa vonesë të marrëveshjes franko-gjermane, përfshirë anekset.

Lajçaku u pyet se çfarë ka në anekset.

“Epo, ne presim që zbatimi të fillojë menjëherë. Arsyeja pse ne e duam aneksin – ai ka të bëjë saktësisht me mënyrën se si të zbatohen të gjitha nenet e marrëveshjes.

“Është e rëndësishme për të dyja palët që nëse bëjnë atë që u kërkohet të bëjnë, ata do të marrin atë që u është premtuar. Në mënyrë që të mos përfundojmë që njëra palë të marrë pjesën e saj dhe pala tjetër jo. Kjo nuk do të ishte e drejtë. Dhe kjo është ajo që përmban aneksi i zbatimit”, tha Lajçaku.

“Kjo do të thotë që ne duam të fillojmë të diskutojmë këtë aneks dhe të biem dakord për të në mënyrë ideale tashmë të hënën. Më pas, të fillojmë me zbatimin menjëherë. Momenti është tani. Ne nuk kemi asnjë synim që të lejojmë që ky proces të zvarritet. Është gjithashtu në interes të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që marrëveshja të zbatohet plotësisht”, potencoi emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Të hënën në Bruksel, Kurti dhe Vuçiqi do të kenë fillimisht takime të ndara me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e më pas në agjendë është i paraparë edhe takimi i përbashkët i dy kryenegociatorëve, pas së cilit pritet të ketë edhe konferencë për media.

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive

Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

LDK mblidhet, pa deklarata për Abdixhikun

Ambasadori gjerman viziton Fondacionin Jahjaga dhe muzeun `Moment`

Kosova Times February 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rregullorja e BQK-së, Lista Serbe fton qytetarët që të protestojnë të hënën në mesditë

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
Në kërkim të druve, zbulohet shpella më e madhe në botë
Imazhet e manipuluara nga Gaza rrisin frikën për fuqinë e inteligjencës artificiale
Kosova nënshkruan marrëveshjen për sigurime shoqërore me Kroacinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?