By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një muze në Shqipëri flet në gjuhën ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një muze në Shqipëri flet në gjuhën ukrainase
Ballina 2Rajon / Botë

Një muze në Shqipëri flet në gjuhën ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2023/02/25 at 3:11 PM
Kosova Times Published February 25, 2023
Share
SHARE

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, në pjesën juglindore të Shqipërisë, është i pari në këtë vend që do të flasë në gjuhën ukrainase.

Nisma për këtë audio-guidë erdhi nga zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e zonjës së parë të Shqipërisë, Armanda Begaj, si dhe të institucioneve vendore në Korçë.

Në video-mesazhin e saj, gjatë prezantimit të nismës në fillim të kësaj jave, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ajo do t’i forcojë më shumë marrëdhëniet Shqipëri-Ukrainë.

“Kjo do të thotë se ukrainasit do të mund të dëgjojnë për kulturën dhe trashëgiminë e vendit tuaj në gjuhën amtare. Në këtë mënyrë, ata do ta kuptojnë Shqipërinë edhe më mirë. Në një kohë kur Rusia flet me gjuhën e agresionit, ne flasim me ju nëpërmjet gjuhës së artit, historisë, kujtesës dhe kulturës. Le të dëgjohet me zë të fuqishëm gjuha e njerëzimit”, tha zonja e parë e Ukrainës.

Vendi i saj ka një vit që është nën pushtimin e ushtrisë ruse. Mijëra civilë janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Drejtorja e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Fjoralba Prifti, thotë për Radion Evropa e Lirë se nisma për audio-guidën në gjuhën ukrainase do të krijojë një lidhje të fortë mes dy vendeve.

“Ky është një hap i parë, simbolik, drejt formimit të një lidhjeje të vazhdueshme midis muzeut, qytetit tonë dhe shtetasve ukrainas, si popuj me besime, rite dhe tradita të përbashkëta. Aplikacioni i audio-guidës sonë tashmë mund të dëgjohet edhe në gjuhën ukrainase, duke krijuar mundësinë e prezantimit të koleksionit tonë muzeal, si dhe rritjen e numrit të vizitorëve”, thotë Prifti.

Ajo tregon se, deri më tash, audio-guida e muzeut ka qenë në gjuhën shqipe, angleze dhe frënge, ndërsa tani shtohet dhe ajo ukrainase. Por, sa ukrainas e kanë vizituar këtë muze vitin e kaluar?

“Në vitin 2022, rreth 27 mijë vizitorë kanë parë nga afër koleksionin e rrallë që ofron ky muze – gjysma e tyre, rreth 14 mijë, kanë qenë të huaj. Sa u përket shtetasve ukrainas, kanë qenë vërtet të paktë – rreth 15 ukrainas”, thotë Prifti.

Zëdhënësja e Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri, Yunna Gayduchyk, thotë se audio-guida në gjuhën ukrainase ekziston në muzetë e famshme të 33 vendeve të botës.

Duke përcjellë mesazhin e ambasadorit Volodymyr Shukrov, ajo thotë se Korça është “qyteti i preferuar për ukrainasit që jetojnë në Shqipëri”.

“Turistët tashmë do të jenë të interesuar të njihen me ekspozitat e mrekullueshme të këtij muzeu, duke pasur mundësi të dëgjojnë në gjuhën ukrainase, dhe jam i bindur se vizitat në muze do të shpeshtohen tani”, janë fjalët e ambasadorit Shukrov.

Nisma pritet të shtrihet edhe në muze të tjera në Shqipëri, ndërsa në Korçë nuk është vetëm Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar që flet në gjuhën ukrainase. Në këtë qytet është përuruar edhe Këndi i Librit Ukrainas në bibliotekën publike “Thimi Mitko”.

Fondi i librave të këtij këndi, i cili i është dhuruar bibliotekës nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, përfshin botime në gjuhën ukrainase dhe angleze mbi historinë, identitetin dhe kulturën ukrainase.

Pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, në Shqipëri janë strehuar mbi 3 mijë shtetas ukrainas. Deri atëherë, atë e kanë vizituar mijëra turistë ukrainas në vit.

Shqipëria, po ashtu, u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

You Might Also Like

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën

Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi

Kosova Times February 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Burrë e grua inskenojnë sherrin me thika në shtëpi, policia gjeti shenja gjaku, por…

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Kosova nënshkruan marrëveshje kinematografike me Bullgarinë
Aeroplani u rrëzua në Turqi. Kreu i ushtrisë libiane u vra
PDK: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Makinat e vjetra të Yanukovych-it digjen në një goditje me dron rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?