By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Djathë e mjaltë – produktet vulë të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Djathë e mjaltë – produktet vulë të Shqipërisë
Ballina 2Rajon / Botë

Djathë e mjaltë – produktet vulë të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/26 at 10:39 AM
Kosova Times Published February 26, 2023
Share
SHARE

Djathi Mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit në Shqipëri, mjalti i bedunicës, djathi i zier i Veleçikut dhe djathi i dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës janë katër produkte shqiptare, të certifikuara për cilësi të lartë.

Kjo, sipas Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri, do të jetë një “pasaportë” për tregtimin e tyre jashtë vendit, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin rural dhe do ta përforcojë markën “E prodhuar në Shqipëri”.

“Ndër 40 produkte të identifikuara, këto katër produkte arritën t’i kapin standardet e kërkuara dhe t’i plotësojnë kushtet për certifikim, të cilat janë shumë strikte”, thotë për Radion Evropa e Lirë Armand Kikino, anëtar i Komisionit për skemat e cilësisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Katër produktet në fjalë u klasifikuan nga kjo ministri në tri kategori: tregues gjeografik, emërtim i origjinës dhe specialitet tradicional i garantuar.

Për ta arritur këtë, produkti duhet të prodhohet për së paku 30 vjet, të ketë mënyrë të veçantë dhe tradicionale të përpunimit.

Procedura për identifikimin dhe verifikimin e tyre ka vite që ka nisur, thotë Kikino, dhe ato janë të parat në Shqipëri që e kanë kaluar testin.

“Djathi i ziem i Veleçikut”, gatimi shekullor për mysafirë specialë

Djathi i zier, që në origjinal njihet si “djathë i ziem”, është traditë shekullore e Malësisë së Madhe, ku gatuhej kryesisht për të nderuar mikun.

Gjovalin Hasanaj, udhëheqës i Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor “Djathi i Ziem Veleçik”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se si përgatitet dhe ku qëndron e veçanta e këtij produkti:

“Termi ‘i ziem’ është i lidhur me mënyrën specifike të përgatitjes së tij: gatim i veçantë që është trashëguar gojarisht brez pas brezi. Karakteristikat specifike të djathit janë struktura e tij e butë dhe elastike, si edhe shija delikate e pak e athët”.

“Kjo recetë ishte e rezervuar për mysafirë specialë dhe vetëm gratë e shtëpisë dinin ta përgatisnin. Procesi i prodhimit dhe përgatitjes sot ruan traditën, duke respektuar pothuajse të njëjtën metodë që është përdorur brez pas brezi”, thotë Hasanaj.

Hapi i parë për të bërë djathin e zier është nxënia e djathit me qumësht lope të pazier në mënyrë tradicionale.
Hapi i parë për të bërë djathin e zier është nxënia e djathit me qumësht lope të pazier në mënyrë tradicionale.

Referuar traditës shekullore, për këtë djathë përdoret qumësht lope i pazier. Ai lihet në një dërrasë për 2-3 ditë, derisa të thahet. Dikur lihej në diell, ndërsa sot thahet në dhomë të veçantë, ku kontrollohet lagështia dhe temperatura.

Pasi të jetë tharë, thërrmohet gjysma e djathit dhe hidhet në tigan me pak gjalpë derisa të shkrihet, i shtohet ujë dhe miell misri dhe zihet për ca minuta. Më pas shtohet pjesa e djathit të mbetur dhe zihet e gjithë masa për disa minuta të tjera. Ai shërbehet në enë balte dhe shoqërohet me mjaltë.

Hasanaj tregon se “djathi i ziem” është traditë e vjetër e Shqipërisë së Veriut, që sot prodhohet në sasi të kufizuar.

Përfundimi i gatimit të djathit të zier
Përfundimi i gatimit të djathit të zier

Ky gatim, i certifikuar si specialitet tradicional i garantuar, është ndër specialitetet kryesore të bujtinave në Malësinë e Madhe.

Certifikimi i tillë “është vlerë e shtuar për produktin tonë dhe, në të njëjtën kohë, garanci për konsumatorët”, thotë Hasanaj për Radion Evropa e Lirë.

“Ky ka qenë një proces relativisht i gjatë, sepse së pari duhet të njihesh me kriteret që duhet t’i plotësojë një produkt për t’u certifikuar si specialitet tradicional i garantuar. Bëhet fjalë për produkte që kanë traditë prodhimi të paktën 30 vjet. Ato duhet të kenë karakteristika specifike, që i bëjnë ato të veçanta nga produktet e tjera të së njëjtës kategori, siç mund të jenë përbërësit ose metoda e prodhimit”, shpjegon Hasanaj.

Djathi i zier, në të cilin shkruan "Specialitet tradicional i garantuar"
Djathi i zier, në të cilin shkruan “Specialitet tradicional i garantuar”

Në punishten e tij artizanale prodhohen edhe lloje të tjera djathërash, si ata me boronicë, me arra, me sherbelë, me borzilok, me piper etj.

“Mjalti i bedunicës” – vështirësi për t’i plotësuar kërkesat, mungon fuqia punëtore

Një tjetër produkt që është certifikuar si specialitet tradicional i garantuar, është mjalti i bedunicës.

Flora Sali, një ndër kultivueset e këtij mjalti në zonën e Përmetit, në jug të Shqipërisë, tregon se të parët e saj kanë qenë bletërritës.

Ajo dhe bashkëshorti nisën të merreshin me bletë 19 vjet më parë, kur blenë 5 koshere, ndërsa sot kanë 150.

“Në fillim nuk e dinim se sa i veçantë dhe sa kurativ ishte ky lloj mjalti nga lulja e bedunicës. Prodhonim sa për konsum familjar dhe u jepnim edhe të afërmve apo miqve. Pastaj, me përfshirjen time në shoqata të bletërritësve, kuptova rëndësinë dhe nisën kërkesa të shumta për këtë mjaltë”, thotë Sali.

“Mjalti i bedunicës ka ngjyrë të verdhë, me refleks në ngjyrë jeshile, është më i trashë nga të tjerët, për shkak të periudhës kur çel lulja – [gusht-shtator] – në një kohë pa lagështi, e thatë. Kjo bën që mjalti të trashet më shpejt, të bëhet si kremoz. Ka shtatë vjet që Ministria [e Bujqësisë], bashkë me një grup tjetër biologësh, kuzhinierësh dhe studiuesish në fusha të tjera, u morën me certifikimin. Mezi e prisja këtë certifikim, si mënyra e vetme e mbrojtjes së këtij mjalti”, thotë 39-vjeçarja Flora Sali.

Kosheret me bletë të familjes Sali në malet e Frashërit në Përmet, që nxjerr mjaltin e bedunicës, i certifikuar STG (specialitet tradicional i garantuar)
Kosheret me bletë të familjes Sali në malet e Frashërit në Përmet, që nxjerr mjaltin e bedunicës, i certifikuar STG (specialitet tradicional i garantuar)

Ajo pret që certifikimi t’i rrisë mundësitë për bletërritësit e kësaj zone për të përfituar më shumë të ardhura, duke tregtuar mjaltin e bedunicës.

“Unë kam shumë kërkesa për këtë mjaltë dhe nuk i plotësoj dot se nuk ka forcë punëtore, pasi të rinjtë po largohen. Kështu që kjo është një mënyrë e mirë për ta që të punojnë në vendin e tyre. Meqë unë nuk i plotësoj dot, janë bletarë të tjerë që u jepet mundësia ta rrisin numrin e koshereve dhe ta tregtojnë produktin e certifikuar që do të kërkohet gjithnjë e më shumë”, thotë bletërritësja nga fshati Gostivisht i Përmetit.

Eksperti i bujqësisë, Kikino, shprehet i bindur se certifikimi i tillë i produkteve siguron eksportin e tyre në tregjet ndërkombëtare dhe hap rrugën që ato të regjistrohen në organizatat ndërkombëtare si produkte përfaqësuese të traditës më të mirë shqiptare.

Momente nga përgatitja e djathit të ziem, asistuar nga anëtarë të komisionit që certifikuan produktin
Momente nga përgatitja e djathit të ziem, asistuar nga anëtarë të komisionit që certifikuan produktin

Ministrja e Bujqësisë e Shqipërisë, Frida Krifca, ka thënë se në Evropë “duhet të shkojmë edhe me identitetin tonë në fushën e ushqimit”.

Ajo ka bërë të ditur se janë rreth 40 produkte të mundshme për t’u regjistruar dhe certifikuar, por ka thënë se kjo kërkon edhe organizimin e fermerëve në shoqëri të bashkëpunimit bujqësor.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

Kosova Times February 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Jakshiq: Është sekret i hapur se Goran Rakiq është rrahur në Mitrovicë. Ai ka një krah të thyer dhe disa qepje në kokë
Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!
Lideri i Wagner-it pranon se po përballen me rezistencë në Bahmut
Protestuesit në Iran u dhunuan dhe abuzuan seksualisht, sipas Amnesty International
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?