By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll
May 11, 2025
Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka
May 11, 2025
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
May 11, 2025
Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziqet nga një marrëveshje e paralajmëruar, kush lejoi që trashëgimia religjioze të përfshihet në AKS?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rreziqet nga një marrëveshje e paralajmëruar, kush lejoi që trashëgimia religjioze të përfshihet në AKS?
Ballina 1Opinion

Rreziqet nga një marrëveshje e paralajmëruar, kush lejoi që trashëgimia religjioze të përfshihet në AKS?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/26 at 11:54 PM
Kosova Times Published February 26, 2023
Share
SHARE

Editorial i redaksisë

Plani franko-gjerman i cili pritet të mbledhë nesër në Bruksel presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti jo që përmban njohjen reciproke midis dy vendeve por asnjë garanci për njohjen nga pesë vendete mbetura të BE dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Për më tepër në gjashtë muajt e fundit ky plan ka pësuar një ndryshim të diktuar nga vetë pala serbe me të cilën tentohet ta kontestojë të drejtën historike të shqiptarëve. Pavarësisht që faktorë ndërkombëtarë paralajmëruan që secila palë që kundërshton këtë marrëveshje do të jetë i izoluar ndërkombëtarisht, vetë presidenti i Serbisë Vucic tha se është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit krahas kufizimeve të caktuara të qarta. Nëse qeverisja aktuale kënaqej me kritikat dhe zbardhjen e faktorëve destabilizues në tentativë të Kosovës dhe rajonit, opozita vetëkënaqej me ballafaqimin e pozitës më faktorë ndërkombëtarë, me shpresë në izolimin e tyre nga këta të fundit. Pra duke hequr nga vetja rolin mbikëqyrës të qeverisjes që duhet ta kenë. Kjo qoi në një debakël për gjithë politikë bërjen e Kosovës në planin e jashtëm kur është fjala për ndryshimet e planit nga versioni i viti të kaluar.

Lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar procesin e dialogut mirëpo kjo i ka siguruar një pozitë më të mirë Serbisë meqë ka diçka që perëndimit iu duhet shumë, pra shmangia nga ndonjë konflikt i ri.

Ndërsa për Serbin kjo lloj marrëveshje duket e mirë pasi me të nuk ka nevojë ta njohe Kosovën dhe kjo e mban Kosovën në një konflikt të ngrirë siç e do Moska.

Normalizimi në rrethanat aktuale – konflikt i ngrirë

Edhe pse disa nga zyrtarët perëndimor thonë se me formimin e Asociacionit nuk do të lejojnë krijimin e një republike serbe të ngjashme në BH, megjithatë u tregua se ajo u bë negative në momentin kur filloi të veprojë në mënyrë destruktive në raport me shtetin pjesë e së cilës është. Ndryshe me fytyrë nga perëndimi me shpirt nga lindja presidenti serb Aleksandar Vuçiç duke përfituar nga ndjenjat pro-ruse në vend, po përdor gjithashtu Moskën si një mjet të përshtatshëm në marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Narrativa rreth kërcënimit rus dhe serbëve radikalë pro-rusë që përpiqen për pushtet e ndihmon atë të shmangë kritikat perëndimore për kthimin demokratik në Serbi. Gjithashtu Serbia ka luajtur edhe me vende të treta duke bërë presion ndaj BE. Mos të harrojmë se nga 22 vende qe Serbia ka hequr vizat 17 prej tyre nuk e njohin Kosovën.

Në rrafshin e ekspertizës ndërkombëtare David Kanin, ish-analist i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” kohë më parë tha se me koncepte si normalizim, perëndimi nënkupton konflikt të ngrirë. Edhe planin franko-gjerman, zoti Kanin e sheh në këtë dritë, duke thënë se nuk do të zgjidhte asgjë, nëse nuk e përcakton statusin. “Ky propozim veçse do ta ngrinte çështjen në mënyrë të tillë që t’u lejonte fuqive më të mëdha të merren me çështje të tjera”.

Loja diplomatike e Profiries

Veç kësaj versioni i ri i planit ka përfshirë edhe një pikë e cila parashihet me autizëm të zbatohet menjëherë pas AKS. Fjala është për formalizimin e statusit të Kishës Oertodokse serbe në Kosovë duke i siguruar mbrojtje të lartë trashëgimish kulturore dhe religjioze serbe në përputhje me modelet evropiane!. Por shtrohet pyetja si mundet që të sigurohen mbrojtje trashëgimish kulturore serbe, veçanërisht religjioze pa përcaktuar origjinën e tyre?

Deri më tani së paku publikisht nuk ka një formulim se si do ti përgjigjen kësaj çështjeje institucionet e vendit por edhe forcat opozitare që realisht kanë përgjegjësi edhe më të madhe në politikën e jashtme në rolin mbikëqyrës. Kjo është pika më e rëndë e cila ka një vijimësi qysh nga bisedimet e Vjenës më 2003, për faktin se pikërisht jo vetëm politika zyrtare e Serbisë por edhe KOS konteston ekzistencën shqiptare në hapësirën e saj historike madje duke tentuar ti përvetësojë trashëgiminë fetare dhe kulturore të Kosovës. Kjo mund të ilustrohet me deklaratën e Kryepeshkopit Porfirie në një fjalim në Kosovë gjatë muajit janar tha mes tjerash se është i sigurt fakti që ne midis vete dhe përpjekjet tona mund të kuptojmë më mirë njëri tjetrin. “Me shekuj në hapësirat e Kosovës jetojnë serbet dhe shqiptarët. Serbët në Kosovë janë pothuaj 15 shekuj por nuk e di nëse 4 shekuj shqiptarët dhe serbët jetojnë bashkë në këtë hapësirë”, tha Porfirije. A ishte rastësi kur me 7 shtator të vitit të kaluar derisa Lajcak njoftonte Kurtin për gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rruga përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit., jo larg një revistë franceze nga shtëpia botuese “Petit Fute” promovon Kosovën si një vend ku kanë lindur manastiret ortodokse “serbe”!.

Ndërsa vetëm disa ditë më pas, një jurist në Beograd Milan Cveticanin më 12 tetor sugjeron nismën ligjore në Këshillin për Kosovë të parlamentit të Serbisë që “Metohia” ‘ti kalohet Manastirit të tyre në Hilandar dhe të shqyrtojë nëse në territorin e saj ka tokë që nuk i është kthyer KOS, që është eksproprijuar më 1945 me dispozitat ligjore për reformën agrare apo nacionalizimin m 1958.! Nëse ka, të bëhet kthimi i plotë i pronave të manastireve të Kishës Ortodokse Serbe, duke zbatuar dispozitat e Ligjit për Kthim nga viti 2006.

Patriarku Porfirije më 24 janar shkoi në ShBA ,ku qëndroi deri më 5 shkurt, në kohën kur mbahej seanca speciale e Kuvendit të Serbisë për Kosovën. Politologu Cvijetin Milivojeviq asokohe vlerësonte se patriarku ishte në vizitë në ShBA për shkak të interesave kishtare, gjegjësisht pret që amerikanët, të cilët i janë bashkuar këtij procesi, të sigurojnë autonominë e kishave dhe manastireve serbe në Kosovë. Trashëgimia kulturore ka qenë pjesë e planit të Ahtisaarit dhe nuk ka lidhje me AKS. Duket rikujtuar se numri më i madh i monumenteve kulturore dhe historike që pretendojnë serbët janë jashtë territoreve të komunave të përcaktuara në planin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra me sa duket Patriarku shmangu shkuarjen në Banjallukë për të mos “futur “ gishtin në sy amerikanëve duke pritur që ata ndoshta të shtyjnë atë pjesë të historisë së AKS, që mund të quhej një lloj autonomie për manastiret mesjetare “serbe”.

Pranimi i kësaj pike jo vetëm se do të kontestonte të drejtën historike të shqiptarëve p[or me vonë edhe atë politike që është arritur me sakrificë shekullore. Duhet kujtuar se e drejta ndërkombëtare nuk parasheh një regjim konsekuent për mbrojtjen e vendeve të shenjta, pasi konventat ekzistuese me rëndësi globale dhe evropiane nuk sigurojnë një regjim unik për mbrojtjen e tyre. Meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës, është e qartë se regjimet e mbrojtjes ndërkombëtare nuk janë de facto në fuqi në kuptim sistematik. Kosova është shtet sekular dhe si i tillë nuk ka nevojë të shtrojë këtë çështje, meqë e gjithë trashëgime kulturore brenda territorit i takon asaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre

Kusari-Lila fton deputetët që të zhbllokohet situata

Kosova Times February 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Pesë persona të vrarë në një shtëpi të të moshuarve në Kroaci

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Aliu: Kontrollet teknike në rrugë, tani e tutje të rregullta
Sabotimi në rrjetin hekurudhor rreth Parisit, trenat me shpejtësi të lartë TŽV ndaluan
Putin njoftoi mosgatishmërinë e tij për të përfunduar një traktat paqeje me Zelensky
Udhëheqësi i Kores se Veriut njoftoi gatishmërinë e tij për të zgjeruar lidhjet ushtarake me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?