By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një asociacion për “zhvillimin e komunave shqiptare”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një asociacion për “zhvillimin e komunave shqiptare”
Ballina 2Rajon / Botë

Një asociacion për “zhvillimin e komunave shqiptare”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/27 at 6:12 PM
Kosova Times Published February 27, 2023
Share
SHARE

Partia shqiptare, Alternativa, e cila ka kërkuar formimin e një asociacioni të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut sipas modelit të Kosovës, për momentin nuk di të shpjegojë se si do të funksiononte një gjë e tillë, megjithëse siguron se kjo nuk do të thotë federalizim i shtetit dhe se nuk atakon Marrëveshjen Ohrit.

Zeqiria Ibrahimi nga Alternativa për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo kërkesë në thelb ka për qëllim zhvillimin e projekteve infrastrukturore nga një buxhet i përbashkët në viset e banuara me shumicë shqiptare, të cilat investime, siç thotë ai, me vite anashkalohen në viset me shumë shumicë shqiptare.

“Në aspektin e investimeve kapitale, komuna Qendër e Shkupit merr rreth 6 mijë denarë (rreth 100 euro) për kokë banori, kurse komuna e Haraçinës nuk merr as 70 denarë (1.15 euro) që i bie se dallimi është për shtatëdhjetë herë më shumë në favor të qytetarëve të Komunës Qendër. Nëse do të kishte një bashkëpunim mes komunave shqiptare, sigurisht se këto dallime do të mund të korrigjoheshin”, thotë Ibrahimi.

Ai sqaron se tani për tani bëhet fjalë për ide dhe se për atë se si do të zhvillohet më tej, partia që përfaqëson mbetet e hapur të diskutojë me të gjitha subjektet politike, si dhe ekspertë në lëmin e funksionimit të pushtetit lokal.

“Kjo është si ide, se si do të zhvillohet pastaj, se cili do të jetë statusi i saj, si do të organizohet – të gjitha këto janë çështje do të duhet të diskutohen. Por, ajo që është substituim i të drejtave të tjera që i gëzojnë këtu shqiptarët, nuk është substituim i Marrëveshjes së Ohrit, me këtë ide nuk kërkohet asnjë organizim i ri i shtetit, por thjesht flasim për një asociacion të komunave shqiptare në interes të qytetarëve që jetojnë në ato komuna”, thotë Ibrahimi.

Ndërkohë, kërkesa e partisë shqiptare, Alternativa, për formimin e asociacionit të komunave shqiptare, është refuzuar nga partitë tjera, përveç Lëvizjes Besa, e cila ka thënë se do ta shqyrtojë një propozim të tillë.

Kovaçevski: Ideja për asociacion të komunave shqiptare është antiamerikane dhe joevropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të hënën në mënyrë kategorike ka hedhur poshtë idenë për formimin e bashkësisë së komunave shqiptare në vend.

“Kjo është ide jo serioze. E para, raportet në shtet këtu janë të rregulluara me Marrëveshjen e Ohrit, ku garantues janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Bazuar në atë marrëveshje, Maqedonia e Veriut sot është një shembull i bashkëjetesës dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në vend. Nga kjo unë mendoj se ky propozim është i papranueshëm, joserioz… Duke pasur parasysh që së bashku ne kemi rregulluar të drejtat tona dhe jemi bërë anëtar i NATO-s dhe ne jemi duke negociuar me BE -në, një propozim i tillë është joevropian dhe antiamerikan”, ka deklaruar Kovaçevski.

Dy partitë shqiptare në pushtet, kundër asociacionit

Në vijë të njëjtë është dhe qëndrimi i dy partive shqiptare që tani përbëjnë shumicën parlamentare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.
BDI-ja, që drejtohet nga Ali Ahmeti, tha se një propozim i tillë është “antiperëndimor” dhe i dëmshëm për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Një propozim i tillë është patetik, antiamerikan dhe antievropian, është i dëmshëm për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës – përpjekje e pasuksesshme për të mbijetuar në skenën politike pas fiaskos dhe rreshtimit krejtësisht të gabuar dhe destruktiv”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ndërkaq, për Aleancën për Shqiptarët, një asociacion i komunave është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Ideja për formimin e asociacionit të komunave shqiptare është në dëm të shqiptarëve këtu, pasi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë 3 apo katër për qind, por shqiptarët këtu përbëjnë minimum një të tretën e popullatës me kompaktësi territoriale me vazhdimësi territoriale dhe synimi i shqiptarëve është që të jenë plotësisht shtetformues”, thotë Ilmi Aziri, deputet i cili me reformimin e Qeverisë është propozuar për zëvendëskryeministër.

Vetëm partia shqiptare Besa, e cila është në opozitë ka thënë se do ta shqyrtojë idenë për formimin e një asociacioni të komunave shqiptare.

Çka thotë ligji?

Ndarja territoriale në Maqedoninë e Veriut është e rregulluar me Ligjin për organizimin territorial të vetadministrimit lokal të miratuar në vitin 2004. Ai ka pësuar disa ndryshime.

Në bazë të këtij ligji, territori i Maqedonisë së Veriut ndahet në 80 komuna, përfshirë dhe Shkupin si njësi e veçantë e vetadministrimit lokal.

Këto komuna janë të organizuara në tetë rajone zhvillimore. Ligji, gjithashtu, rregullon procesin e ndarjes së territorit në nivel rajonal dhe cakton qendrat rajonale. Aktualisht, ka tetë qendra rajonale në Maqedoni.

Ekspertët thonë se kjo ide nga Alternativa është bërë për motive politike.

Albert Musliu nga Organizata Joqeveritare për Zhvillimin e Demokracisë, e cila ka ndjekur dhe funksionimin e më shumë komunave që nga themelimi i tyre, për Radion Evropa e Lirë rikujton se ligji mundëson bashkimin e komunave në qendra rajonale por deri më tani komunat shqiptare nuk kanë cilësuar se një gjë e tillë do të sillte përfitime.

“Komunat, të cilat menaxhohen nga shqiptarët, deri më tani nuk e kanë parë të nevojshme që të orientohen në atë drejtim. Nuk duhet bërë paralele mes komunave në Kosovë dhe atyre në Maqedoninë e Veriut, pasi asociacioni në Kosovë është për qëllime politike dhe do të rregullohet konform Kushtetutës atje. Kurse, te ne edhe ashtu komunat funksionojnë si qendra rajonale për zhvillim rajonal — kur bëhet fjalë për menaxhimin e mbeturinave dhe shumë aktivitete të tjera — çështja është si do të emërohet ky bashkëpunim”, thotë Musliu, duke nënvizuar se ideja e Alternativës është për motive politike.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut komunat më të mëdha, të cilat drejtohen nga shqiptarët janë: Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra dhe Struga, si dhe Komuna e Sarajit dhe ajo e Çairit që përbëjnë Komunën e Shkupit.

Kosovës, së fundi është duke iu rritur trysnia për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

You Might Also Like

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times February 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Serbia vrau të rinjtë serbë për të justifikuar gjenocidin në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Dardanët e rinj ngritën në renditjen e UEFA-së
Liderë botërorë reagojnë ndaj ofensivës së Izraelit në Liban
Beteja e Rijadit për një hapësirë publike të qasshme për të gjithë
Odiseu ka hyrë në orbitën hënore dhe po përgatitet të ulet në Kraterin Malapert
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?