By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banka Botërore: 34.2 miliardë dollarë dëmi nga tërmeti në Turqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Banka Botërore: 34.2 miliardë dollarë dëmi nga tërmeti në Turqi
Rajon / Botë

Banka Botërore: 34.2 miliardë dollarë dëmi nga tërmeti në Turqi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/28 at 11:56 PM
Kosova Times Published February 28, 2023
Share
SHARE

Dy tërmetet e mëdha që goditën Turqinë më 6 shkurt shkaktuan rreth 34.2 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta fizike, por kostoja totale e rindërtimit dhe rimëkëmbjes me të cilën përballet vendi mund të jetë dyfishi i asaj, tha Banka Botërore.

Banka vlerëson se tërmetet gjithashtu reduktuan me të paktën gjysmë për qind rritjen e parashikuar të prodhimit të brendshëm bruto të Turqisë prej 3.5 për qind në 4 për qind në vitin 2023, raportoi Reuters.

Në Turqi, pothuajse 200 persona të dyshuar për ndërtim të dobët të ndërtesave që u shkatërruan nga tërmetet shkatërruese u arrestuan, njoftoi Ministria turke e Drejtësisë.

Thuhet se janë mbledhur dëshmi të ndërtimit të dobët që lidhen me mijëra ndërtesa dhe sipas Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, më shumë se 5700 ndërtesa janë shembur. 626 persona janë dyshuar për mosrespektim të rregulloreve gjatë ndërtimit. Disa nga të dyshuarit kanë vdekur nga tërmeti, ndërsa për të tjerët vijojnë kërkimet.

Situata në Siri, e cila gjithashtu u prek nga tërmetet, ishte “katastrofike”, tha Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe shtoi se banka do të publikojë një vlerësim të veçantë të dëmeve për Sirinë.

Bjerde tha se një vlerësim fillestar i dëmit të shpejtë për Turqinë prej 34.2 miliardë dollarësh ishte i barabartë me rreth katër për qind të prodhimit të saj ekonomik në vitin 2021, por që nuk përfshinte ndikime indirekte ose dytësore në rritjen e saj ekonomike ose tërmetin e fundit.

“Përvoja jonë është se nevojat për rindërtim mund të jenë dy deri në tre herë më të mëdha se dëmi i përllogaritur direkt fizik,” tha ajo.

Tërmetet e 6 shkurtit, me magnitudë 7.8 dhe 7.5 të shkallës Rihter, më vdekjeprurësit në historinë moderne turke, vranë më shumë se 44,300 njerëz, raportoi Reuters.

Raporti i Bankës për Vlerësimin e Shpejtë Global pas Fatkeqësisë vlerësoi se 1.25 milionë njerëz mbetën të pastrehë për shkak të dëmtimit ose shembjes së plotë të shtëpive të tyre.

Banka Botërore i ka dhënë Turqisë 780 milionë dollarë ndihmë urgjente nga dy projekte ekzistuese në Turqi, si dhe 1 miliard dollarë në një projekt të ri rimëkëmbjeje emergjente.

Zyrtarët turq thanë se ishin mbledhur prova të ndërtimit të dobët në mijëra ndërtesa. Disa nga të dyshuarit kanë vdekur nga tërmeti, ndërsa për të tjerët vijojnë kërkimet.

40 mijë refugjatë po ikin

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes turke tha se rreth 40,000 refugjatë sirianë janë kthyer nga Turqia në vendin e tyre pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.

Zyrtari tha se numri i tyre është ende në rritje.

Kthimi i refugjatëve sirianë është regjistruar edhe në pikat kufitare mes Turqisë dhe Sirisë, të cilat kontrollohen nga forcat opozitare në Siri, ka konfirmuar zyrtari i rebelëve sirianë, Mazen Alush, në pikën kufitare Bab al Hawa.

Rreth 3.5 milionë refugjatë nga Siria jetojnë në Turqi.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times February 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?

Kosova Times Kosova Times March 1, 2023
Zveçan, arrestohen tre serb të dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë
Arrestohen edhe dy të dyshuar në lidhje me vrasjen e gjeneralit Kirillov
Edicioni dramatik i elitës së basketbollit tonë
IPK suspendon përkohësisht një zyrtar policor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?