By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB konfirmon se në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB konfirmon se në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë
Rajon / Botë

OKB konfirmon se në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/28 at 10:16 PM
Kosova Times Published February 28, 2023
Share
SHARE

Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit.

Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi.

Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit kishin nivel të pastërtisë prej 83.7 për qind, që është pak nën nivelin prej 90 për qind pastërti që kërkohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kjo ka rritur shqetësimet se Irani mundet që shpejt të përdorë këtë material për të prodhuar bombë bërthamore.

Grimcat e uraniumit me këtë nivel të pastërtisë u gjetën në janar gjatë inspektimeve në uzinën për pasurimin e uraniumit, Fordov, tha agjencia e OKB-së, duke shtuar se ka biseduar me Iranin për të sqaruar origjinën e këtij uraniumi.

Autoritetet në Iran i kanë shpjeguar agjencisë se uraniumi me këtë nivel kaq të lartë të pasurimit ishte rezultat i “veprimeve të paqëllimshme”.

Zëdhënësi i programit civil bërthamor të Iranit, Behrouz Kamalvandi, javën e kaluar tentoi ta portretizonte këtë gjetje si efekt momental i procesit për të arritur në pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti.

Megjithatë, ekspertët kanë argumentuar se një ndryshim kaq i madh i nivelit të pastërtisë ishte i dyshimtë për inspektorët.

Informacioni lidhur me gjetjen e grimcave të uraniumit, që u paraqit në një raport të agjencisë së OKB-së, u zbulua më 28 shkurt.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, prej së cilës Shtetet e Bashkuara u tërhoqën më 2018, kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind. Bisedimet për ringjalljen e kësaj marrëveshjeje janë bllokuar për muaj të tërë.

Pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja, Irani nisi të shkelte kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore që arriti me fuqitë botërore.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times February 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Moldavi u zbulua një rrjet agjentësh “pro-rusë” që po përgatiteshin të destabilizonin vendin

Kosova Times Kosova Times March 13, 2023
A e humbën plotësisht taktikën ukrainasit?
Roberts ia “rrëmbeu” burrin e saj , e më pas e provokoi publikisht: Por të gjithë e urrejne “gruan e pashme”
Kurti fton qytetarët të apikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike
Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, jep dëshminë Kurtesh Fondaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?