Që në fillim ministrja Rizvanolli foli për Telekomin e Kosovës, që, sipas saj, ka bërë punën në shtrimin e rrjetit në komunat në veri të vendnit, duke përmendur edhe sigurimin në qasjen pa pagesë në 105 shkollave, si dhe 43 institucioneve shëndetësore, si dhe shtrirjen e internetit në vend, që është realizuar në  tërë vendin, duke u bërë venidi i vetëm në rajon në këtë drejtim.

Pastaj ka potencuar oraganizime të shumta biznesore në nivel rajonal, sikundër është fjala  Samiti Dixhital, si aktivitet i TIK-ut, etj.

Ndërkaq, lidhur me projektin e eneregjisë alternative në Rahovec, për të cilin shtroi pyetje deputeti Ferat Shala, nëse është projekti  investimeve strategjike apo projekt tjetër, ministrja Rizvanolli tha se ky projekt nuk i përket investimeve strategjike, por është projekti i ri, ankand i parë për energji.

“Është proces i hapur konkurues dhe kemi zgjedhur tokën publike në mënyrë që kosotoja e projektit të jetë më e ulët e rrjedhimnisht kostoja e energjisë të jetë më e ulët”, sqaroi ministrja Rizvanolli, derisa shtoi se te ky projekt nuk ka të bëjë studimi gjeofizik, që është bërë në të kaluarën.

Ajo më tej foli për kursimin e energjisë që, sipas saj, masa për subvencionim të energjisë është duke vazhduar, derisa përmendi se kjo është duke u përkahur edhe me programin e BE-së prej 75 milionë eurove, prej nga 15 milionë euro janë ndarë për këtë masë, ndërsa pjesa tjetër është ndarë për efiçiencë të energjisë në familje dhe në biznese, si dhe në ndërtesa publike me fokus të veçantë në banesa sociale.

Ministrja Rizvanolli, ndër të tjera, përmendi edhe për humbjet e energjisë në rrjetë, si dhe për vjedhjet e energjisë eletkrike, duke përmendur shifrat mesatare në javë, nga 180-214 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike.

Ajo foli edhe për burimet e energjisë së ripërtritshme, që, sipas saj, duke parë reformat që po ndërmerren në BE, është vendosur që t’i qasemi mekujdes që të mos i përsërisim gabimet e vendeve evropiane në zbatimine  energjisë së ripërtritshme, prandaj, tha ajo, kemi shtyrë miratimin e këtij plani strategjik në këtë fushë.

“Kur punojmë për reforma në energji, duhet menduar për strategji afatgjate, ndonëse kemi punuar në kohë rekord për adresim të krizës”, deklaroi ministrja Rizvanolli në përgjigjen ndaj depuetit Pal Lekaj.

Ajo, mes tjerash, tha se duhet të ketë investime për trajnime sa më shumë të jetë  mundur, ngase kështu bëhet prodhimi më i qëndrueshëm, duke shtuar se projektet afatgjata janë të realizueshme, ndryshe, sikundër tha ajo, ne nuk do t’i bënim, që, ndonëse mund të ketë vonim, megjithatë ato janë projekte kapitale që duhet realizuar mirë e jo dosido.

“Projektet që fillojnë e mbarojnë brenda një viti, janë shumë të rralla dhe shumë të vogla”, deklaroi Rizvanolli.

Ajo foli edhe për minierën Trepça, për laboratorë si investime, por edhe për minierat tjera në vend.

Për planin e punës të Ministrisë për vitin 2023 është lënë për një takim informuesnë një takim të radhës.