By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij
May 11, 2025
Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë
May 11, 2025
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë
May 11, 2025
Trump planifikon t’i ofrojë “status të veçantë” Grenlandës: Mbrojtje ushtarake në këmbim të autonomisë së SHBA-së
May 11, 2025
Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë
Ballina 1Lajme

Avionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 3:16 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Koha e fluturimit me avion nga Kosova drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas, do të shkurtohet, në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë.

Me shkurtimin e kohës – deri në 30 minuta për vajtje-ardhje – do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave, thotë për Radion Evropa e Lirë Albion Idrizi, magjistër i aviacionit.

Aktualisht, thotë ai, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, apo 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër, por nuk është zbatuar kurrë.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm i AAC-së, thotë se KFOR-i e ka dhënë lejen për shfrytëzimin e pikave Kukad dhe Arbër, dhe se ato pritet të lëshohen në shfrytëzim “së shpejti”.

KFOR-i, i cili është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se “ka miratuar mundësinë e hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, por nuk jep shumë detaje.

“Pikat Kukad dhe Arbër janë në territorin shqiptar, kështu që institucionet e aviacionit të atij vendi janë autoritetet përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e asaj hapësire ajrore”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

REL-i pyeti Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror të Shqipërisë, Albcontrol, se cilat janë arsyet e mosplanifikimit të fluturimeve përmes Kukadit dhe Arbërit deri më tash dhe kur saktësisht pritet të lëshohen në shfrytëzim këto dy pika, por nuk mori përgjigje.

Me të njëjtat pyetje, REL-i iu drejtua edhe Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigacionit, Eurocontrol, e cila në përgjigje tha se “përgjegjësia për krijimin dhe shpalljen e pikave të navigacionit i takon shtetit përkatës [v.j. në këtë rast Shqipërisë] dhe jo Eurocontrol-it”.

Ejupi, nga AAC-ja, pret që dy pikat koordinuese, Kukad dhe Arbër, të shenjëzohen shpejt në hartat e Eurocontrol-it, por nuk jep ndonjë datë të saktë.

Pas finalizimit të kësaj procedure, ai beson se të gjitha kompanitë ajrore që operojnë në tregun e Kosovës, do t’i shfrytëzojnë këto dy pika.

Përfitimet nga korridoret e reja ajrore

Remzi Ejupi, themelues i kompanisë ajrore të Kosovës “Eurokoha”, e cilëson si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” korridorin ajror me Shqipërinë.

Ngjashëm sikurse Idrizi, edhe ai thotë se koha e fluturimeve drejt vendeve të BE-së do të shkurtohej për së paku gjysmë ore.

“Të shkurtohet rruga për këto minuta, zvogëlohen [edhe] shpenzimet për karburante dhe kjo automatikisht ul çmimin e biletave”, thotë Ejupi për Radion Evropa e Lirë.

Vitin e kaluar, për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar rreth tre milionë qytetarë, me 21.842 fluturime.

Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë destinacionet më të shpeshta.

Idrizi thotë se korridori ajror me Shqipërinë do ta bëjë Aeroportin e Prishtinës “më konkurrent në rajon” dhe “më joshës për kompanitë ajrore”, për shkak të kostos më të ulët të operimit.

Ai thotë se Kosova duhet të hapë korridor ajror edhe me Malin e Zi, për shkak të pozitës gjeografike që ka ky shtet.

“Korridori me Malin e Zi është edhe më i rëndësishëm se me Shqipërinë, pasi që ky shtet kufizohet me pjesën veriperëndimore të Kosovës – pra, në drejtim të Gjermanisë dhe Zvicrës, që janë destinacionet me të cilat kemi më së shumti trafik ajror. Shkurtimi për çdo fluturim do të ishte 20 minuta në një drejtim”, thotë Idrizi për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i AAC-së, Ejupi, thotë se bisedimet me Malin e Zi për këtë çështje janë në zhvillim e sipër, por se “ende nuk ka diçka konkrete”.

Korridori ajror me Serbinë – vend tjetër me të cilin kufizohet Kosova – është pezulluar qysh pas luftës, më 1999.

Edhe pse ka pasur paralajmërime se në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të bisedohet për hapjen e këtij korridori, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Ndryshe nga hapësira e ulët ajrore e Kosovës që menaxhohet nga AAC-ja, hapësira e lartë – ajo mbi 6.200 metra, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014 – është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it. Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999.

You Might Also Like

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj

Zgjedhjet parlamentare, voton Rama: Sot është fjala e popullit

Haxhiu: Deputetët që nuk po votojnë po shkelin Aktgjykimin e Kushtetueses

Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Askush nuk e çmontoi politikën e Vuçiqit ndaj Rusisë si Times: Vulin dhe arratisja e aleatit të Putinit përmes Beogradit shembulli më drastik

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Kurti: Qeveria e përkushtuar për përmirësimin e mirëqenies për çdo komunitet
Një foshnjë vdiq në rrethana të panjohura në QKUK, Policia hap hetim
Tre rajone të Ukrainës pa energji elektrike për shkak të sulmeve me raketa ruse
NATO-ja e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të tensioneve të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?