By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të bëhet me njohje të ndërsjellë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të bëhet me njohje të ndërsjellë
Ballina 1Lajme

Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të bëhet me njohje të ndërsjellë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 3:21 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Kosova është rrëfim suksesi dhe vend normal demokratik, por marrëdhëniet me Serbinë nuk i ka normale.

“Duhet të normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë, si pjesë qendrore. Kjo është thënë nga presidenti [amerikan, Joe] Biden nga Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, kancelari [gjerman, Olaf] Scholz, që njohja e ndërsjellë është pjesa thelbësore për normalizim të plotë të marrëdhënieve, për çka jemi duke punuar me shumë zell”, ka thënë Kurti në Forumin Ekonomik, që është duke u mbajtur në Shkup.

Ai ka përmendur se si Kosova, ashtu edhe Serbia e kanë pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt.

“E kemi miratuar në të dyja kryeqytetet dhe pastaj edhe në Bruksel”.

Në fund të takimit të 27 shkurtit në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e planit të BE-së.

Takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pritet të mbahet gjatë këtij muaji.

“Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë është nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së [ish-liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut kanë qenë shumë të rëndësishme për [kryediplomatin evropian, Josep] Borrell, që të na ftojë në Maqedoni [të Veriut] për takimin e radhës të nivelit të lartë”, ka thënë Kurti.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.

Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij.

You Might Also Like

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dhunë në familje, disa raste të raportuara brenda 24 orëve në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 24, 2025
Abdixhiku uron 4 Korrikun: ShBA model i shumë popujve për liri e demokraci
Qumështi i Artë: Një pije e lashtë që ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin dhe bëhet në 10 minuta
Çerekfinalet e Superkupës
I ngarkuari i BE-së, Peter SORENSEN, duhet t’a trajton edhe diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?