By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte
Ballina 2Rajon / Botë

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 11:12 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner – që po luftojnë në Ukrainë – është kriminel lufte.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha gjatë një seance të Senatit amerikan se Departamenti i Drejtësisë po i ndihmon Ukrainës të hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.

“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim është kriminel lufte”, tha ai para Senatit.

“Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them unë, si gjyqtar pa poseduar të gjitha provat. Por, mendoj se në këtë pikë ne kemi më shumë prova të mjaftueshme që unë të ndihem kështu. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kapet e burgjeve ruse. Thjesht, është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka deklaruar se Kievi po heton Prigozhinin për krime të luftës dhe Garland tha se Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë Ukrainën në këto hetime.

Prigozhin është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe edhe pse Wagner operon kryesisht ndaras nga ushtria ruse, ky grup mercenarësh ka pasur një rol kyç në sulmin ndaj Ukrainës.

Në janar, ShBA-ja zyrtarisht e shpalli Wagner-in organizatë kriminale transnacionale, duke e vendosur në listën e njëjtë me grupet e mafive italiane dhe me grupet e krimit të organizuar të Japonisë dhe Rusisë.

Ky vendim lejon që shteti të vendosë sanksione më të gjera në nivel global, përfshirë edhe ndaj operacioneve mercenare dhe biznesore në Afrikë.

Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, që ta shpallë Wagner-in grup terrorist.

Prigozhin është paditur nga Departamenti i Drejtësisë më 2018 për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit kulturor

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Horoskopi ditor për 24 gusht 2024!
Aeroplani u rrëzua në Turqi. Kreu i ushtrisë libiane u vra
Chollet i telefon Vuçiqit, i flet për takimin e nesërm me Kurtin në Bruksel
Të shtëna në Austri. Kryetari i komunës është vrarë dhe një person tjetër, sulmuesi është në arrati
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?