By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina: I mbijetuam dimrit më të vështirë në historinë tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina: I mbijetuam dimrit më të vështirë në historinë tonë
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina: I mbijetuam dimrit më të vështirë në historinë tonë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/01 at 3:27 PM
Kosova Times Published March 1, 2023
Share
SHARE

Kievi ka thënë se Ukraina u ka “mbijetuar” sulmeve të ashpra ruse në infrastrukturën kritike shtetërore përgjatë muajve të dimrit.

Prej muajit tetor, Rusia e ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa dhe dronë, duke i lënë miliona njerëz pa ujë, ngrohje dhe energji.

“Më 1 mars 2023 [presidenti rus, Vladimir] Putin është përballur me humbjen e pestë të madhe prej nisjes së luftës – Ukraina e ka tejkaluar këtë dimër të tmerrshëm”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Ne i kemi mbijetuar dimrit më të vështirë në histori. Ka qenë i ftohtë dhe i zymtë, por ne kemi qenë të pathyeshëm”.

Kuleba ka thënë se humbjet tjera të Moskës përfshijnë edhe dështimin e Rusisë që të instalojë frikën në mesin e ukrainasve, pamundësia për ta pushtuar Kievin, si dhe përballja me disa valë të sanksioneve të Perëndimit.

Organizatat për ndihmë kanë paralajmëruar në fillim të dimrit se valët e reja të sulmeve do të mund të nxisnin migrim në Evropë dhe se prioriteti i Ukrainës është “mbijetesa” në muajt e ftohtë të vitit.

Kremlini ka thënë se Kievi është përgjegjës për vuajtjet e civilëve, sepse ka refuzuar të pranojë kërkesat e Moskës.

Lufta në Ukrainë ka rezultuar me zvogëlimin e varësisë së Evropës ndaj naftës dhe gazit rus, si dhe me sanksione ndaj Moskës, ashtu që kjo e fundit të ketë sa më pak të hyra për të shpenzuar në ushtri.

“Edhe Bashkimi Evropian ka fituar, për dallim nga talljet e Moskës, blloku nuk është ngrirë pa gazin rus. Një këshillë për Rusinë: mbytuni me gazin dhe raketat tuaja”, ka thënë Kuleba përmes një deklarate.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Prokurorët francezë bastisin zyrat e Elon Musk-ut

Mbledhje me më shumë se 70 vjet traditë: Çfarë është Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kievin të martën

FT: Nëse Rusia vazhdon të shkelë armëpushimin në Ukrainë, do të pasojë një përgjigje e koordinuar ushtarake nga Evropa dhe SHBA-ja

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times March 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjashtë dekada nga ndarja nga jeta e Fan Nolit

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Kaluan natën të bllokuar mes borës në malin e Korabit, si paraqitet gjendja e dy turistëve zviceranë
Nga sulmi vetëvrasës 44 persona te vdekur dhe 200 te plagosur
Grabitja filmike: Hajdutët morën në mënyrë spektakolare një plaçkë me vlerë të paktën 10 milionë dollarë
Shqiponja e Samadrexha e përfundojnë stinorin me fitore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?