By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gratë fermere të privuara nga pushimi i lehonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gratë fermere të privuara nga pushimi i lehonisë
Ballina 2Rajon / Botë

Gratë fermere të privuara nga pushimi i lehonisë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 9:17 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Gratë, të cilat merren me bujqësi në viset rurale në Maqedoninë e Veriut, thonë se ndihen të diskriminuara pasi nuk arrijnë të gëzojnë të drejtën e pushimit të lehonisë, pavarësisht se janë të regjistruar si fermere dhe paguajnë për sigurim pensional dhe shëndetësor.

Një nga to është dhe Sonja Pusoska, nënë e tre fëmijëve nga rrethina e Krushevës.
Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se menjëherë pas lindjes është dashur që me foshnjën e saj disa javësh në krah apo të vendosur në karrocë, të dalë në arë, për të punuar, pasi të vetmet të ardhura në familjen e saj janë ato që i sigurojnë përmes prodhimeve bujqësore.

“Isha e detyruar të dal në arë për të punuar menjëherë pas lindjes së fëmijëve, pasi neve grave fermere nuk na takon pushimi i lehonisë. Kështu që, bashkë me foshnjën e vendosur në karrocë apo duke e mbajtur në krahë, unë kam punuar gjithçka që ka të bëjë me punët në bujqësi”, tregon ajo.

Pusoka si fermere thekson se qasja jo e përgjegjshme nga ana e institucioneve të shtetit, ka bërë që shumë toka të mbeten djerrina dhe shumë familje të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe atje të merren me punët e bujqësisë, për të cilat kanë shumë njohuri, për arsye se atje sistemi siguron pushim lehonie për gratë e angazhuara në bujqësi.

“Ne këtu, si gra fermere, përballemi me probleme financiare pikërisht në kohën kur kemi më së shumti nevojë për para, pra kohën e rritjes së fëmijëve gjatë muajve të parë të jetës së tyre”, thotë Pusoska.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.075 gra si fermere.

Në saje të masave që ka miratuar Ministria e Bujqësisë për afirmimin e grave që merren me bujqësi, fermeret paguajnë shkallë më të ulët për sigurim pensional dhe atë shëndetësor, pra që më pas të gëzojnë të drejtën e pensionit dhe të marrin shërbimet shëndetësore. Mirëpo, ato nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e pushimit të lehonisë.

“Bëhet fjalë për gabim sistemor gjatë hartimit të ligjeve, andaj dhe duhet të gjendet një zgjidhje. Nuk besoj se dikush është kundër të drejtave të grave që merren me bujqësi, andaj duhet gjetur një zgjidhje”, thotë Marina Toshevska, nga Shoqata për Zhvillim Rural, Agro Lider.

Përmes programeve synohet shmangia e diskriminimit ndaj grave që merren me bujqësi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë muajit të kaluar (më 07.02 . 2023) ka miratuar programin për mbështetjen e sigurisë sociale për gratë që merren me veprimtari bujqësore për vitin 2023.

Me miratimin e këtij programi, filloi zbatimi i masës së posaçme për mbështetje financiare prej 81.000 denarësh (rreth 1 mijë e 300 euro) për kompensimin nëntëmujor të pushimit lehonisë për gratë fermere. Por, këtë të drejtë mund ta gëzojnë vetëm ato gra që kanë lindur fëmijë nga 1 dhjetori i vitit të kaluar deri më 1 dhjetor 2023. Për ta gëzuar këtë të drejtë, gratë fermere duhet të kenë pronë të regjistruar dhe të kenë paguar sigurimin pensional dhe atë shëndetësor gjatë 12 muajve paraprakë.

Gratë fermere thonë se kjo zgjidhje është parciale pasi varet nga vullneti i Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë për çdo vit nëse do të miratojë ose jo program për gratë fermere lehona. Prandaj, ato kërkojnë që kjo çështje të rregullohet qartë me Ligjin për marrëdhënie pune dhe atë të sigurimit shëndetësor, ashtu siç është e rregulluar e drejta e shfrytëzimit të pushimit të lehonisë për çdo grua, e cila është në marrëdhënie pune.

Problem tjetër mbetet edhe fakti se pronat kryesisht janë të regjistruara në emrin e burrave, prandaj ato pak kanë mundësi që të regjistrohen si gra fermere që kryejnë veprimtari në bujqësi në mënyrë që të gëzojnë të drejtën e punësimit.

“Përderisa përqindja e pronave të regjistruara në emrin e grave mbetet shumë e ulët, të paktën ato pak të dhëna që japin institucionet si Kadastra, pikërisht nga këtu e ka zanafillën dhe diskriminimi gjinor. Pra, si mund të gëzojë të drejta një grua, e cila edhe pse tërë kohën është e angazhuar në punët e bujqësisë, ajo nuk regjistrohet as si punëtore në biznesin familjar që merret me bujqësi, e aq më pak të jetë fermere e regjistruar pasi tokat nuk janë në pronësi të saj”, thotë Leonora Kaliqi, aktiviste për të drejtat e grave.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Laureati i Çmimit Nobel për Paqen: Ia dedikoj edhe çmimin Trumpit

Basha: Procedura e zgjedhjes së nënkryetarit është legjitime

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut nuk komenton arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Shqetësime në rritje për përshkallëzim të situatës në Izrael
Kapet në Morinë 55-vjeçari serb i kërkuar nga Gjermania për krime ekonomike
Ballkani mposht Dukagjinin për t’u forcuar në krye të tabelës
Ushtari ukrainas që i mbijetoi torturave të tmerrshme u gjet pasi u zhduk nga spitali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?