By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 5:46 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Hungaria ka shtyrë votiminTOTa për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Kështu thuhet në ueb-faqen e Asamblesë Kombëtare hungareze, më 2 mars, dhe kjo është e fundit në mesin e një serie shtyrjesh që kanë irrituar aleatët perëndimorë.

Votimi është shtyrë për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë për ratifikim në seancën e 20 marsit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

Orban, aleat i ngushtë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka insistuar që të mbajë raporte me Moskën, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Përderisa Orban ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që të kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thotë se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.

Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO.

You Might Also Like

Prokurorët francezë bastisin zyrat e Elon Musk-ut

Mbledhje me më shumë se 70 vjet traditë: Çfarë është Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kievin të martën

FT: Nëse Rusia vazhdon të shkelë armëpushimin në Ukrainë, do të pasojë një përgjigje e koordinuar ushtarake nga Evropa dhe SHBA-ja

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Akil Gjakova dhe Laura Fazliu sot ndeshen në Mastersin e Hungarisë

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Kharchenko për mediat ruse: Nëse Serbia do të mbetej pa investime perëndimore, do të ishte shumë e dhimbshme për të
Memli Krasniqi për Bajram Rexhepin: Lider i përgjegjshëm
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Kolumbisë në Kosovë
Si çoi emri i Milan Radoiçiqit në përleshje fizike në Kuvend?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?