By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ORCA me aksion para Kuvendit: Ligji për Agjencinë e Akreditimit po degjenerohet nga Ardian Gola
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ORCA me aksion para Kuvendit: Ligji për Agjencinë e Akreditimit po degjenerohet nga Ardian Gola
Ballina 1Lajme

ORCA me aksion para Kuvendit: Ligji për Agjencinë e Akreditimit po degjenerohet nga Ardian Gola

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 12:34 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur këtë të enjte një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar disa propozime të projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka dhënë disa propozime për ndryshimin e këtij projektligji, të cilat sipas ORCA0s e degjenerojnë ligjin në tërësi.

“Pas një pune shumë të gjatë të grupeve punuese, konsultave me ekspertë, diskutimeve publike, rekomandimeve të zyrtarëve të ENQA-s dhe EQAR-it lidhur me projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, u hartua drafti, në të cilin pas kalimit fillestar në Komisionin për Arsim të Kuvendit, me iniciativë të Kryetarit Ardian Gola u propozuan disa ndryshime të fundit të cilat e degjenerojnë ligjin në tërësi”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas organizatës, tendencat e vazhdueshme të deputetit Ardian Gola mbeten të paqarta për ta, por të dyshimta gjithsesi.

“Në fillim i njëjti pati lobuar aktivisht për dobësimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që shërben si bord i agjencisë, duke provuar që kompetencat për akreditim t’ia delegojë komisionit të ankesave, çka u kundërshtua në një takim publik me Komisionin nga vet Presidenti i EQAR-it, institucion ky prej të cilit Kosova ishte përjashtuar për shkak të ndërhyrjeve politike”.

“Pasi dështoi kjo tentativë që ORCA e sheh si fitimprurëse për sektorin privat të arsimit të lartë, deputeti Gola ka bërë ndërhyrje në draftin origjinal të projektligjit duke ndryshuar nenet që lidhen me akreditimin krahas nivelit të studimeve, gradës shkencore dhe publikimeve shkencore që duhet t’i kenë bartësit e programeve në proces të akreditimit”.

Së fundmi thuhet se deputeti Gola ka ardhur me propozimin që standardet e akreditimit të përcaktohen përmes udhëzimeve administrative nga ministria.

“Ndërkaq, para kësaj tentative Gola kishte një përpjekje tjetër destruktive krahas ligjit duke provuar t’i betonizojë standardet e akreditimit. Të gjitha këto ndërhyrje janë bërë me qëllim që t’ia marr Agjencisë rolin kryesor që ka e që është përcaktimi i kritereve të akreditimit të cilat përcaktohen ekskluzivisht nga manualet e akreditimit që i nxjerrë Agjencia e Akreditimit, që burojnë nga standardet evropiane të përcaktuara nga ENQA dhe EQAR (standardet ESG). Përcaktimi i tyre në ligj e bën të pamundshëm avancimin e tyre në të ardhmen, apo përcaktimi i tyre nga Ministria ia merr funksionin kryesor të Agjencisë çka është detyrim për Agjencinë kur të bëhet anëtare me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR. Rrjedhimisht, tentativa për fiksim të standardeve apo përcaktim të tyre nga politika është edhe pengim i avancimit të Agjencisë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në ENQA dhe EQAR si dhe përpjekjeve për cilësi në Arsimin e Lartë në Kosovë”.

ORCA thotë se e kundërshton këtë lloj siç e quajnë, abuzimi me fuqinë dhe mospërfillje të gjithë punës së deritashme për draftin origjinal të projektligjit nga ana e kryetarit të Komisionit për Arsim.

“ORCA dyshon se kjo nuk do të mund të bëhej e mundur pa bashkëpunimin e Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, cila si sponzorizuese e ligjit ka të drejtë të mos lejojë deviacione të tilla që e deformojnë kualitetin e ligjit e si rrjedhojë cilësinë në arsimin e lartë. ORCA kërkon që drafti që vendoset për votim para deputetëve të jetë ai për të cilin ka pasë konsensus shoqëror, të ekspertëve dhe zyrtarëve evropianë që është krijuar në procesin e deritashëm të hartimit të draftit origjinal”.

“ORCA rikujton se institucionet publike në përgjithësi, e deputetët në veçanti duhet të afirmojnë dhe mbrojnë interesin publik e jo interesat e grupeve që u përkasin apo bizneseve që mund të kenë lidhje me ta”, përfundon komunikata. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Macron pret liderët evropianë për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Horoskopi ditor për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023!
Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kinë
Komuna e Prishtinës anulon orarin e barnatoreve – Më nuk do të ketë kufizime!
Nuk pranoi divorcin, 42-vjeçari ekzekuton gruan, 5 fëmijët dhe vjehrrën, vetëvritet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?