By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026
January 8, 2026
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përjashtohet përfundimisht, Nenad Gjurqiq nga Policia e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përjashtohet përfundimisht, Nenad Gjurqiq nga Policia e Kosovës
Lajme

Përjashtohet përfundimisht, Nenad Gjurqiq nga Policia e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 9:29 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Nenad Gjuriqin, ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. 

Është publikuar edhe vendimi për shkëputjen e marrëdhënies së punës me Gjuriqin.

“Kapiten Nenad Gjuriq, në pozitën e Drejtorit Rajonal, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës, ka rënë ndesh me Udhëzimin Administrativ nr.04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedura Disiplinore në Policinë e Kosovës, përkatësisht nenin 20 “Sjellje e rendë diskredituese”, nenin 21 “Mosbindje e rëndë” dhe nenin 24 “Shkelje e rendë e autorizimit”. Prandaj, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedura Disiplinore në Policinë e Kosovës, neni 42 “Masat për shkelje të rënda disiplinore për punonjësit e PK-së”, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, Ligji për Inspektoratin Policor të Kosovës Nr.03/L-231, neni 22, paragrafi 1, si dhe rekomandimin e IPK-së, i shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerja e marrëdhënies së punës”, thuhet në vendimin.

Në arsyetim të këtij vendimi është thënë se deri te ndërprerja e marrëdhënies së punës për Gjuriqin ka ardhur pasi ai më 02 nëntor 2022, së bashku me zyrtarë të tjerë të policisë (komandantët e stacioneve policore nën udhëheqjen e DRP Mitrovicë Veri) dhe pjesëtarët e partisë politike “Lista Srpska”, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën publikisht kishte thënë se nuk mund ta zbatojë vendimin e Qeverisë dhe ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave.

Ndonëse policët serbë ishin larguar nga Policia, Gjuriq i cili ishte në suspendim vazhdonte të paguhej nga buxheti i shtetit.

​Policët e dorëhequr serbë nuk marrin paga, Gjuriq i suspenduar merr gjysmën e saj

Nenad Gjuriq në nëntor të vitit të kaluar kishte deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Kosovës.

Ai me veprimet të cilat bëri vitin e kaluar, duke mohuar të vepronte me vendim të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat serbe, u suspendua nga detyra. Ndërsa, ndaj tij nisi procedura disiplinore për sjellje të rëndë diskredituese, mosbindje e rëndë dhe shkelje e rëndë e autorizimit.

Ky vendim erdhi për gati tre muaj pasi Gjuriq tha se nuk do të jetë më pjesë e institucionit kryesor të sigurisë në Kosovë, Policisë së Kosovës.

Në fund të vitit të kaluar, nga institucionet e Kosovës dhanë dorëheqje zyrtarë policorë, gjykatës, prokurorë e doganierë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e qytetarëve serbë, të cilat qarkullonin në komunat me shumicë serbe.

Nenad Gjuriq, pasi u deklarua se u largua nga policia, u dekorua me medalje presidenciale nga Aleksandar Vuçiq. Sipas mediave serbe, Vuçiq i dhuroi Gjuriqit “Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri”, i cili u tha se jepet për kryerjen mbi mesataren, në mënyrë shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Zelensky nënshkruan dekretin për sanksione kundër Poroshenkos dhe Kolomoisky
Fico: Sllovakia nuk do ta zhgënjejë kurrë Serbinë për çështjen e Kosovës
Tre të arresruarit, fillon seanca dëgjimore
Osmani: Sundimi i ligjit varet nga nisja e negociatave me BE-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?