Punëtorët dhe punonjësit e hekurudhave greke mbajtën një grevë njëditore, duke protestuar kundër sistemit të vjetëruar të sigurisë dhe vdekjes së dhjetëra pasagjerëve. Deri në mbrëmjen e së enjtes, numri i viktimave nga përplasja e trenave të pasagjerëve dhe mallrave ka shkuar në 60.
Anëtarët e sindikatës së punëtorëve të hekurudhave besojnë se sistemet e sigurisë nuk kanë funksionuar siç duhet, për çka kanë paralajmëruar vazhdimisht qeverinë.
Sipas BBC , protesta shpërthyen në disa qytete greke. Protestuesit u përleshën me policinë në Athinë në selinë e kompanisë Hellenic Train që i shërben hekurudhave greke. Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, jo shumë larg vendit të përplasjes.
Në lidhje me fatkeqësinë në Greqi është shpallur zie treditore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen të mërkurën.
Shumë nga 350 pasagjerët në trenin e pasagjerëve janë studentë që kthehen në Selanik pas një fundjave të gjatë të Kreshmës Ortodokse Greke.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha në një fjalim televiziv se shkaku i përplasjes së trenit ishte ndoshta një faktor njerëzor. Ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi, tha ai.