Kryeministri Albin Kurti e ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Nazmi Mikullovcit, njërit prej personaliteteve më të njohura të industrisë kosovare dhe ish-drejtorit të Trepçës gjatë periudhës së industrializimit të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shprehur respektin dhe admirimin e tij për Mikullovcin, i cila ka qenë një nga mentorët e tij në fushën e ekonomisë dhe industrisë.
Kurti ka theksuar se Mikullovci dhe gjenerata e tij e profesionistëve kanë qenë projektuesit dhe realizuesit e vetëqëndrueshmërisë ekonomike të Kosovës në masë të gjerë. Ai ka shtuar se emri i Mikullovcit do të mbetet i lidhur përjetësisht me historinë e Kosovës dhe industrinë e saj.
“Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj”, ka shkruar kryeministri Kurti, duke i shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve.