Karen Shahnazarov , një regjisor i famshëm rus i filmit, tha në televizionin shtetëror se Rusia duhet të kuptojë se mund të humbasë luftën.
Gazetari Francis Scarr ndau pamjet në rrjetet sociale. “Nuk kam parë diçka të tillë në televizionin shtetëror rus që nga kundërofensiva e Ukrainës vitin e kaluar”, shkroi ai.Në video, Shahnazarov tha: “Është me të vërtetë një situatë që mund të ketë pasojat më të rënda për ne në rast se humbim. Dhe ne duhet të pranojmë se mund të humbasim.”Ai shtoi se nuk pajtohet me ata që këmbëngulin se Rusia do të fitojë. “Nëse nuk përgatiteni për çdo skenar – kjo është një dobësi. Kjo nuk është një forcë, kjo është një dobësi.”
I haven’t seen anything like this on Russian state TV since Ukraine’s counter-offensives last year
Karen Shakhnazarov says Russia needs to recognise the fact that it might lose and that anyone who thinks the West is about to fall apart is deluding themselves pic.twitter.com/FpPQDR2txo
— Francis Scarr (@francis_scarr) March 2, 2023