By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera
Ballina 1Lajme

Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera

Kosova Times
Last updated: 2023/03/04 at 10:12 AM
Kosova Times Published March 4, 2023
Share
SHARE

Çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë janë liruar, por jo edhe të produkteve apo shërbimeve të tjera.

Ato kanë rënë për rreth 40 centë, përkatësisht 15 centë, krahasuar me gushtin e kaluar, kur kanë qenë në kulmin e tyre.

Hov u kanë dhënë çrregullimet në tregje që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë.

Shtrenjtimi, pastaj, ka shkaktuar efekt zinxhiror – janë rritur çmimet e shumë produkteve të konsumit dhe të shërbimeve.

Elizabeta nga Istogu paguan 5 euro biletën e autobusit për në Prishtinë, ku edhe studion.

Deri verën e kaluar, çmimi për këtë relacion prej 78 kilometrash ka qenë 4 euro.

Përkundër lirimit të naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë, thotë Elizabeta, e cila udhëton tri herë në javë.

“Për studentë, çmimi është i papërballueshëm. Unë nuk punoj, prindërit më financojnë. Kjo është barrë për ta, sepse kanë edhe shpenzime të tjera”, thotë Elizabeta për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm është edhe çmimi nga Gjakova në Prishtinë – 10 euro për vajtje ardhje.

Fiona Kaqi, studente e nivelit master në Prishtinë, thotë se i bie të udhëtojë një herë në javë në këtë relacion dhe këtë e konsideron fat.

“Vitin e kaluar, kur kam qenë studente e nivelit ‘bachelor’, [kam udhëtuar më shpesh]. Ka qenë barrë shumë e madhe për prindërit, pasi, në të njëjtën kohë, kanë studiuar edhe vëllezërit dhe motra”, tregon Fiona për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind dhe me rrogë mesatare rreth 480 euro.

Në Shoqatën e Transportueseve Rrugorë të Kosovës thonë se çmimet e biletave nuk i ndikon vetëm çmimi i naftës. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Jakup Berisha, pajisjet dhe mirëmbajtja e autobusëve janë shtrenjtuar ndjeshëm.

“… pastaj ndikon edhe rroga. Një shofer që në këtë periudhë të vitit të kaluar pagën e ka pasur 400 euro, aktualisht e ka 600 euro, apo edhe 50 për qind më shumë”, thotë Berisha.

Çmimet e produkteve të konsumit kanë mbetur, po ashtu, pa u ndryshuar. Në disa raste, ato kanë vazhduar të rriten, pavarësisht lirimit të naftës, që është komponent bazë për transportin.

Teuta, një punonjëse e sektorit publik në Prishtinë, thotë se barra e çmimeve po shkon duke u rënduar.

“Shtrenjtimi vërehet shumë. Më herët kemi dalë më shpesh në restorante, tash dalim më rrallë. Artikujt elementarë i blejmë, sepse janë të domosdoshëm, mirëpo disa gjëra është dashur t’i kufizojmë”, thotë Teuta.

Pritet stabilizim i inflacionit

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, thotë se këtë vit pritet stabilizim i inflacionit.

“Do të thotë, inflacioni do të jetë më i ulët seç ka qenë vitin e kaluar, por jo domosdoshmërisht do të ketë rënie të çmimeve. Stabilizimi i çmimeve mund të jetë në nivelin që është tash”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është përshtatja e pagave me çmime.

Në fillim të shkurtit, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur çmime produktesh që janë rritur në mënyrë artificiale dhe se ato kanë mbetur të tilla.

Ai nuk specifikon më shumë, por në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës thonë se vazhdimisht e monitorojnë tregun.

“Inspektorati i Tregut mbetet i përkushtuar që në secilin rast, kur hasen mashtrime me çmimet, përfshirë edhe ngritje të pajustifikueshme të çmimeve, të ndërmarrë masa”, thuhet në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Një hulumtim që ka publikuar këtë javë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka gjetur se rritja e çmimeve të mallrave përbën rrezikun kryesor për sigurinë kombëtare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti.

You Might Also Like

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Kosova Times March 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
Sot parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale me diell
Kurti: Synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë
Haradinaj falënderon Zvicrën për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?