Një shkencëtar që ndihmoi në krijimin e një vaksine ruse kundër COVID është vrarë, sipas mediave shtetërore, siç raportohet nga Sky News britanik.TASS raportoi se Andrey Botikov (47) u mbyt dje me një rrip në banesën e tij në veriperëndim të Moskës.Shkencëtari ka punuar për Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë për vaksinën Sputnik V.Një 29-vjeçar u deklarua fajtor për vrasjen, sipas TASS. Agjencia e lajmeve tha se hetuesit besojnë se vrasja është kryer pas një mosmarrëveshjeje familjare.