By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse mësimdhënësit po lënë Rusinë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse mësimdhënësit po lënë Rusinë?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse mësimdhënësit po lënë Rusinë?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/04 at 12:07 PM
Kosova Times Published March 4, 2023
Share
SHARE

Jo shumë kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Yelena Baibekova, mësuese e matematikës në Shkollën Fillore Nr. 59 në qytetin jugor të Rusisë, Astrakhan, u pushua nga puna.

Arsyeja zyrtare? Ajo nuk u shfaq në klasë, edhe pse ishte ditë pushimi dhe asnjë nxënës nuk ishte i pranishëm.

Arsyeja e vërtetë, beson ajo, lidhet me pjesëmarrjen e saj në një demonstratë kundër luftës në qendër të qytetit, më 22 shkurt të vitit të kaluar – vetëm dy ditë para se të fillonte pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës.

Rreth tre muaj më vonë, pasi u ndalua një herë nga policia, ajo dhe djali i saj 17-vjeçar u larguan nga Rusia, duke përfunduar në Gjermani, ku edhe aplikuan për azil.

“Gjatë gjithë jetës sime i kam mësuar fëmijët në Rusi dhe vendi im është atje”, thotë Baibekova për ueb-faqen Idel.Realities të Radios Evropa e Lirë.

“Me shumë mundësi do të kthehem, por nuk e di se si do të jetë Rusia në atë kohë”, thotë ajo.

Baibekova është një prej disa mësimdhënësve që ikën nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Shifra të tyre zyrtare nuk ka, por numri besohet të jetë disa dhjetëra, nëse jo qindra.

Në total, më shumë se 500.000 njerëz besohet se janë larguar nga Rusia që nga 24 shkurti i vitit 2022.

Ndër sektorët që përjetuan dalje të mëdha punëtorësh, është ai i teknologjisë informative. Mbi 300.000 punëtorë të tij u larguan për në Kazakistan, Gjeorgji, Armeni dhe vende të tjera.

Por, mësimdhënësit ikën po ashtu.

“E kuptuam se nuk mund të qëndrojmë në një vend, presidenti i të cilit ka vendosur të shkatërrojë një shtet fqinj”, thotë Alyona Podlesnykh, mësuese në departamentin e gazetarisë në një universitet në qytetin e Permit, në malet Ural.

Ajo u largua nga Rusia në muajin shtator.

“E kuptuam se ka rrezik të qëndrosh në Rusi”

Podlesnykh, e cila u shpërngul në Serbi bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj, thotë se ata kishin filluar të bëjnë plane për t’u larguar nga Rusia menjëherë pas fillimit të pushtimit.

Fillimisht, familja planifikoi të shpërngulej në fund të tetorit. Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak në shtator, familja e ndryshoi datën e nisjes.

“E kuptuam se ka rrezik të qëndrosh në Rusi… dhe jo vetëm për shkak të mobilizimit”, thotë Podlesnykh.

Alyona Podlesnykh me familjen e saj në Serbi.
Alyona Podlesnykh me familjen e saj në Serbi.

Burri i saj u nis për në Kazakistan. Podlesnykh qëndroi për të shitur apartamentin e tyre në Perm dhe për të shkëmbyer rubla me valutë të huaj. Ajo me fëmijët arritën në Kazakistan disa ditë më vonë.

Përpara se të zhvendosej, Podlesnykh thotë se shprehte hapur kundërshtimin e saj ndaj luftës, duke u përpjekur që t’iu “hapte sytë edhe atyre që nuk e shihnin të vërtetën”.

“Në fillim m’u duk se kjo gjë nuk do të ishte e rrezikshme”, thotë ajo.

Qershorin e kaluar, ajo u ankua tek autoritetet lokale pasi një pankartë gjigante me shkronjën “Z” u shfaq në një qendër kulturore.

Politikanët pro luftës dhe disa grupe qytetarësh e konsiderojnë shkronjën “Z” si simbol të pushtimit rus.

Pankarta qëndroi e varur, thotë ajo, dhe më pas filloi të merrte kërcënime, që e cilësonin si “armike të popullit” – një epitet ky i kohës së Stalinit.

Familjarët e saj morën, po ashtu, kërcënime dhe ofendime nga të afërm të largët.

“Natyrisht, u bë shumë e rrezikshme për ne që të qëndronim në Rusi. Sigurisht që kishte rrugëdalje: të hesht, por nuk dua të hesht”, thotë Podlesnykh.

“Prandaj, unë dhe burri im morëm vendimin e duhur për t’u larguar nga Rusia. Ky vendim ishte më shumë i tiji, por më shpëtoi”, kujton ajo.

Pas një muaji në Kazakistan, Podlesnykh thotë se familja e saj udhëtoi për në Serbi, pasi ishte “më e përshtatshme dhe më e përballueshme”.

Ata blenë një shtëpi pranë kufirit hungarez dhe dy fëmijët e tyre filluan të mësojnë serbisht.

Podlesnykh thotë se vazhdon të punojë si mësuese, duke i ndihmuar refugjatët ukrainas dhe rusë, ndërkohë që është duke kërkuar edhe një punë me kohë të plotë.

“Shpresoj se drita e ditës do të vijë së shpejti në Rusi”, thotë Podlesnykh.

“Fëmijët më shkruajnë”

Baibekova dhe djali i saj 17-vjeçar fillimisht përfunduan në një kamp refugjatësh në qytetin gjerman, Sigmaringen, duke pritur që aplikimi i tyre për azil të shqyrtohej.

Shumë nga të tjerët në kamp ishin ukrainas, kujton ajo.

Yelena Baibekova në Gjermani.
Yelena Baibekova në Gjermani.

Më vonë, ata u zhvendosën në një qytet të vogël në shtetin qendror Baden-Vyrtemberg, ku Baibekova po mëson gjuhën gjermane, ndërsa djali i saj po ndjek shkollën e mesme lokale.

Ajo thotë se ish-nxënësit e saj i telefonojnë rregullisht dhe i dërgojnë e-maile – ndonjëherë i dërgojnë edhe video propagandistike dhe leksione që detyrohen t’i shikojnë apo dëgjojnë.

“Fëmijët më shkruajnë. A e keni idenë se me çfarë po na e mbushin kokën? Ata kanë nevojë për mbështetje dhe unë mundohem t’ua jap sa më shumë. U them se e gjithë kjo do të marrë fund, se më e rëndësishmja është ta shpëtosh njeriun brenda vetes”, thotë Baibekova.

Vendimi për largim i Olga Lizunkovës, mësuese e anglishtes dhe gjermanishtes në një fshat të vogël në rajonin qendror të Nizhni Novgorodit, u nxit pjesërisht nga vetë nxënësit e saj. Ajo thotë se ata e raportuan tek administratorët e shkollës në muajin shtator, pasi kritikoi luftën në klasë.

Ajo u gjobit me 30.000 rubla [500 dollarë në atë kohë)] për “diskreditim” të ushtrisë, iu lëshua një paralajmërim dhe u pezullua nga puna. Të nesërmen dha dorëheqje.

“Kishte frikë se nuk do të mbaronte me kaq… sepse nuk mund të hesht. Nëse do të isha në Rusi tani, do të vazhdoja ta shprehja qëndrimin tim kundër luftës”, thotë Lizunkova, e cila u zhvendos në Kirgizi.

Olga Lizunkova në Kirgizi.
Olga Lizunkova në Kirgizi.

Lizunkova thotë se ajo dhe burri i saj e shitën apartamentin e tyre për para të gatshme dhe morën një shofer për t’ua kaluar kufirin.

Ajo thotë se tani po studion për t’u certifikuar si mësuese e regjistruar e anglishtes, ndërsa burri i saj është angazhuar në teknologjinë informative.

Nganjëherë thotë se është e mërzitur dhe se i mungon shtëpia e saj. Ajo, gjithashtu, ka një mesazh për ata që kanë mbetur në Rusi:

“Nëse doni të largoheni, por nuk keni mundësi financiare ose jeni shumë të lidhur me diçka apo dikë, mos u mërzisni. Emigrimi i detyruar është i vështirë si financiarisht, ashtu edhe moralisht. Nëse nuk doni të largoheni, kjo është e drejta juaj, nuk duhet të largoheni vetëm për shkak të qeverisë”.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times March 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis shënimi i 27-vjetorit të Epopesë në Skenderaj  

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Bajrami: Qytetarët duhet të dinë kush është Taulanti dhe skandalet që lidhen me të
Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?
Ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë mesazhet e fshehura të Putinit dhe Kim-it në samitin e ‘Boshtit të së Keqes’…dhe kush është në të vërtetë nën kontroll
Në Bjeshkën e Belegut u vendos pllaka përkujtimore për heroin Bahri Fazliu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?