By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nacionalistë serbë dhe grupe fetare protestojnë kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nacionalistë serbë dhe grupe fetare protestojnë kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi
Ballina 2Rajon / Botë

Nacionalistë serbë dhe grupe fetare protestojnë kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/03/05 at 10:08 PM
Kosova Times Published March 5, 2023
Share
SHARE

Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marshuan në Beograd të dielën për të protestuar kundër planit perëndimor që synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Shumë serbë e shohin Kosovën, ku ndodhen kishat dhe manastiret kryesore të besimit ortodoks serb, si zemrën e kombit serb.

Nacionalistët serbë, të cilët gjithashtu duan lidhje më të ngushta me Rusinë, aleate e vjetër e Serbisë, kritikojnë presidentin Aleksandër Vuçiç për rolin e tij në bisedimet mbi një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, me Kosovën.

Më 27 shkurt, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pajtuan për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk e nënshkruan atë.

“Populli i Serbisë që leu këtë tokë me gjak nuk do ta lëshojë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë”, tha Zorica Mojsic nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë.

Kisha Ortodokse Serbe organizoi lutjet e saj për Kosovën, të cilat do të zgjasin deri në Pashkë, por nuk mbështeti publikisht marshimin dhe klerikët e saj nuk morën pjesë në të.

Të premten, Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirije tha gjatë një predikimi se “askush nuk duhet t’i mësojë kishës… çfarë është Kosova… Çlirimi i Kosovës me fjalë është i lehtë”.

Kosova, e cila ka një shumicë etnike shqiptare, shpalli pavarësinë më 2008, pothuajse një dekadë pas luftës që i dha fund sundimit serb. Por Serbia ende e konsideron Kosovën si territorin e saj dhe shpërthimet e dhunës kanë ushqyer frikën e kthimit të një konflikti.

Për zbatimin e marrëveshjes nevojiten më shumë bisedime dhe udhëheqësit e dy vendeve do të takohen përsëri nën mbikqyrjen e BE-së në qytetin e Ohrit, buzë liqenit me të njëjtin emër, në Maqedoninë e Veriut, në 18 mars.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times March 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajram Begaj sot nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Kosova Times Kosova Times April 10, 2025
Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e NATO-s, Steadfast Defender 24?
Aktorët e Hollivudit nisin grevën historike
25 vjetori i rënies së strategut, dijetarit e luftëtarit Agim RAMADANI-“KATANA”!
Mbahet punëtoria `Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?