By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit
November 1, 2025
Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.
November 1, 2025
Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së
Ballina 1Shëndetësi

Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 7:10 PM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Për të shmangur rreziqet e mundshme nga përdorimi, barnat duhet të ruhen në kushte të përshtatshme të temperaturës, lagështisë dhe dritës, por kjo nuk ndodh gjithherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Radio Evropa e Lirë, gjatë një vizite në Klinikën e Pediatrisë më 22 shkurt, ka parë barna që përdoren për trajtimin e fibrozës cistike, të vendosura vend e pa vend në një kabinet për kryerjen e analizave.

Barna të tilla ka pasur në dysheme, në një pjesë të një dollapi dhe në një frigorifer të vogël ushqimesh.

Një pako me ilaçin Creon e vendosur në dysheme.
Një pako me ilaçin Creon e vendosur në dysheme.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Farmaceutik të Kosovës, Shqipe Fetahu, e cila shoqëroi ekipin e REL-it, tha se produktet medicinale në QKUK, në përgjithësi, ruhen konform standardeve.

Por, sipas saj, përmirësimet janë të nevojshme në disa reparte – përfshirë kabinetin ku jepen barnat për fibrozë cistike – një sëmundje gjenetike që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.

“Fillimisht duhet të shtohet inventari apo raftet për ruajtjen e produkteve që ruhen në temperaturë të dhomës. Pastaj është i nevojshëm një frigorifer medicinal, e gjithashtu edhe termo-higrometri që e monitoron temperaturën dhe lagështinë”, tha Fetahu.

Ambientet e repartit ku ndodhet kabineti për trajtimin e fibrozës cistike, ngrohen përmes sistemit qendror të ngrohjes. Për kontrollimin e nivelit të ngrohjes nuk ka mekanizëm rregullues të temperaturës.

Një radiator të cilit i mungon mekanizmi për rregullimin e temperaturës.
Një radiator të cilit i mungon mekanizmi për rregullimin e temperaturës.
Sipas statistikave zyrtare, në Kosovë janë rreth 120 pacientë të diagnostikuar me fibrozë cistike. Barnat për këtë sëmundje, ata duhet t’i përdorin gjatë gjithë jetës.

Këto barna ka kohë që janë përfshirë në listën esenciale, por shpërndarja e tyre në QKUK ka nisur në nëntor të vitit të kaluar. Deri atëherë, pacientët i kanë siguruar vetë – herë jashtë Kosovës, herë përmes donacioneve.

Lindita Leti, e cila ka një fëmijë të diagnostikuar me fibrozë cistike, thotë se është e kënaqur me shërbimet në Pediatri, por për çështjen e ruajtjes së barnave, thotë se duhet të ketë më shumë kujdes.

“Jam befasuar kur kam shkuar dhe i kam parë herën e fundit krejt Creonat [lloj barnash] në tokë. Pulmozymen e kam parë që ma kanë dhënë prej frigoriferit. Kushtet nuk janë ashtu siç duhet të jenë. Kjo nuk është në rregull. Por, nuk mund të ndërhyjmë në punët e klinikës apo repartit”, thotë Leti për Radion Evropa e Lirë.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci, këmbëngul se barnat që u jepen pacientëve me fibrozë cistike, janë të ruajtura në mënyrën e duhur.

“Për ato barna kemi bërë kërkesë për frigorifer medicinal, për të qenë në kushte më optimale, edhe pse edhe tash janë në kushte optimale”, thotë Grajçevci për Radion Evropa e Lirë.

REL bëri përpjekje të bisedojë me infermierë që bëjnë shpërndarjen e këtyre barnave, por pa sukses.

Në Kosovë ekziston Shoqata për Personat e Prekur me Fibrozë Cistike. Udhëheqësi i saj, Ismet Jahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se shpërndarja e barnave për këtë sëmundje ka nisur në fund të vitit 2022.

Ilaçi Pulmozyme për fibrozë cistike që duhet të ruhet në frigorifer.
Ilaçi Pulmozyme për fibrozë cistike që duhet të ruhet në frigorifer.

Deri atëherë, sipas tij, një pacienti i janë dashur deri në 1.500 euro në muaj për këto barna.

“Barnat që ofrohen për pacientë [në QKUK], na jepen nga paketat që janë të vendosura në dysheme, ndërsa ato më të ndjeshmet i marrim nga frigoriferi”, thotë Jahiri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, nëse barnat nuk ruhen siç duhet, ato mund të bëhen më pak efektive, ose në disa raste edhe toksike.

Familjarë të pacientëve me fibrozë cistike janë të shqetësuar edhe për mungesën e një reparti të veçantë për ta.

Tash për tash, këta pacientë shtrohen në dhoma ku gjenden edhe pacientë me sëmundje të tjera.

“Jemi duke pritur që disa muaj që të hapet reparti i fibrozës cistike dhe nuk po hapet”, thotë Atdhe Rama, i cili po ashtu ka një fëmijë të diagnostikuar me fibrozë cistike.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci, konfirmon për REL-in se janë bërë të gjitha planet për hapjen e repartit për fibrozë cistike, por nuk specifikon se kur do të mund të hapet.

You Might Also Like

Kurti: Zahir Pajaziti është pararendës i luftës çlirimtare

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

Osmani: Nano ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri

Osmani takon Radoniqin, flasin për përgatitjet e KQZ-së për balotazh

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Trajnimet për sigurinë në punë, për disa të padëgjuara

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Marta Kos: Srebrenica është një plagë e thellë në Evropë, është koha t’i themi me zë të lartë “jo” urrejtjes
Nga e diela, reduktime të ujit në Podujevë
Shkup: Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në luftën e Rusisë në Ukrainë
Erdogan nis turneun ne Gjirin Persik, optimist për marrëveshjen e grurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?