By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së
Ballina 1Lajme

Osmani: Do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 4:22 PM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë.

“Nuk thuhet kot se popujt të cilët e harrojnë historinë e tyre, rrezikojnë në përsëritjen e saj. Prandaj, ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për gjithë luftën e UÇK-së, të cilën ata e bënë për vendin”, deklaroi ajo në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Kjo seancë nisi me një minut heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

Osmani tha se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 përbëjnë “jo vetëm kujtesën tonë për historinë më të re të Kosovës, por edhe njërën ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë i ri”.

“Kushtrimi i dhënë më 5 mars nga komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij, ishte kushtrimi i mobilizimi të vajzave dhe djemve të UCK-së, të cilët përgjatë tri ditëve të betejës në Prekaz, në një përballje heroike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, fituan përjetësinë”, tha ajo.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

“U jemi mirënjohës përjetësisht të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së të cilët i dolën zot atdheut e ranë për lirinë e tij, duke u shndërruar në pjesën më të lavdishme të historisë sonë. Ata dëshmuan se përballë dhunës së skajshme, gjithmonë forcohet skajshmërisht ndjenja për lirinë, përballë synimit për ta shfarosur apo dëbuar një popull të tërë, bëhet e pamposhtur bindja e tij për të jetuar i lirë”, tha Osmani.

Konjufca: Lufta e familjes Jashari, e pashembullt edhe në historinë botërore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se lufta e familjes Jashari ishte ngjarje e pashembullt, jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë botërore.

“Një të ngjashme nuk e njeh as historia botërore. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre shekullore, në token e lashtë të stërgjysheve, nga baca Shaban, e deri tek Blerimi i vogël, e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën atë deri në vetëflijimin e tyre të plotë. Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi aq tronditës, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, kurse bota u zhvendos nga orbita e vet politike. Ky është momenti kur UCK-ja u bë frymë dhe e përfshiu të gjithë popullin tonë”, tha ai.

Kurti: Adem Jashari, figurë themeltare në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës

Qëndresa e familjes Jashari do të kthehej në rezistencë shembull që frymëzoi gjithë shqiptarët e Kosovës dhe kombin mbar për t’u çliruar nga Serbia dhe për të ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës në liri.

“Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharëve të Prekazit dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare e qendrore e të tilla do të mbeten përjetë”, deklaroi kryeministri Kurti, në seancën solemne kushtuar Epopesë së 5,6,7 Marsit, në Prekaz.

Më tej, kryeministri Kurti derisa shpalosi të bëmat e familjes Jashari ndër vite, vuri në dukje edhe angazhimin e institucioneve shtetërore për ruajtjen dhe restaurimin e Kompleksit memorial, “Adem Jashari”, ku sipas tij, Prekazi të mund të shndërrohet në një peizazh kulturor e historik, ,u shqiptarët dhe do të mund të shkojnë për të parë jo vetëm vendin ku është jetuar dhe luftuar por për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve të Prekazit, të UÇK-së, të vuajtjeve të shqiptarëve nën Jugosllavi dhe të luftës së paepur të popullit shqiptar për t’u çliruar nga Serbia.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet e luftës për kauzën kombëtare.

“Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur. Pa Adem Jasharin dhe Marsin e Lavdishëm të 98-tës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare. Prandaj, vlera e kësaj Epopeje, nuk mund të kuptohet si një ngjarje në kuadrin e historisë, por si një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në historinë e popullit të Kosovës, nuk ka asnjë ngjarje tjetër “që arrin të ofrojë dhembshurinë dhe krenarinë, në të njëjtën kohë”.

“Qëllimi i shuarjes së trungut tuaj familja, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa juaj atëherë ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja juaj sot si familje, me breza të rinj e pasardhës të Jasharajve, është qëndresë e jona që na mbanë në rrugën përpara”, tha ai.

Jashari: Të jemi të bashkuar që ta tejkalojmë këtë sfidë me Serbinë

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, me një fjalë rasti, përshëndeti të pranishmit në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur për nder të Epopesë së UÇK-së, të rezistencës së familjes Jashari më 5,6,7 Mars të vitit 1998.

Ai, me këtë rast, theksoi se në këtë Kuvend ku merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ju preferoj që të jini një gjuhe, të një qëndrimi që ta tejkalojmë këtë sfidë që kemi përpara.

“Të ndahemi një herë e mirë prej Serbisë e pastaj kemi kohë me u marrë me të tjerat”, deklaroi Rifat Jashari, prijësi i familjes Jashari.

Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës për ndihmën e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Dje në Kosovë ka nisur shënimi i manifestimit treditor të UÇK-së.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e Kosovës.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Maresca: Chelsea do të ketë më shumë agresivitet

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Presidenti aktual i Serbisë ishte nën sanksionet e Bashkimit Evropian si ministër i Millosheviçit!
Vështirësi në orientim në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik
Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?