By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina: ShBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina: ShBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt
Rajon / Botë

Kina: ShBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 4:48 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “shtrembëruar” karshi Kinës ose do të pasojë “konflikti dhe konfrontimi”, tha ministri i Jashtëm i Kinës të martën, teksa mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë.

ShBA është angazhuar në shtypjen dhe kontrollin e Kinës në vend se të angazhohet në konkurrencë të drejtë dhe të bazuar në rregulla, tha ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin.

“Perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë thellësisht të shtrembëruara”, tha Qin, që është këshilltar i presidentit kinez, Xi Jinping, dhe deri vonë ishte edhe ambasador i Kinës në Uashington.

“ShBA-ja e sheh Kinën si rivalen kryesore dhe sfidën më të madhe gjeopolitike”, tha ai.

Raportet mes dy superfuqive botërore janë të tensionuara për vite me radhë për një sërë çështjesh, përfshirë Tajvanin, tregtinë dhe së fundmi edhe për luftën në Ukrainë. Por, muajve të fundit raportet u përkeqësuan pasi ShBA-ja rrëzoi një balonë në hapësirën e saj ajrore dhe tha se ajo ishte një balonë kineze e spiunazhit.

ShBA-ja ka thënë se nuk po kërkon konflikt, por Qin tha se kjo i bie në praktikë që Kina nuk duhet të përgjigjet me fjalë ose vepra kur sulmohet.

“Kjo është e pamundur”, tha ai.

Deklaratat e tij janë të ngjashme me ato të pasardhësit të tij, Wang Yi.

“Nëse ShBA-ja nuk frenohet dhe vazhdon të shkojë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk do ta parandalojë që të dalë nga shinat, që do të shndërrohej në konflikt dhe konfrontim dhe kush do t’i mbajë pasojat katastrofike?”, u shpreh Qin.

Zyrtarët amerikanë shpesh kanë folur për vendosjen e masave mbrojtëse në raportet dypalëshe me Kinën, për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në krizë.

Gjatë konferencës për media, Qin po ashtu tha se “një dorë e padukshme” po shtyn drejt përshkallëzimit të luftës në Ukrainë “për t’iu shërbyer agjendave të caktuara gjeopolitike”, pa specifikuar se kujt i referohet.

Ai përsëriti thirrjet e Kinës se dëshiron dialog për t’i dhënë fund luftës.

Kina vitin e kaluar tha se ka partneritet “pa kufi” me Rusinë, disa javë para nisjes së pushtimit të Ukrainës. Pekini ka fajësuar zgjerimin e NATO-s për nxitjen e luftës, duke përsëritur ankesat e Rusisë.

Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin dhe ka mbrojtur qëndrimin e saj për Ukrainën, pavarësisht kritikave të Perëndimit se ka dështuar që ta quajë Rusinë agresore.

Kina po ashtu ka mohuar akuzat e ShBA-së se po e shqyrton mundësinë që të furnizojë Rusinë me armë.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: PDK, LDK e AAK po ia ruajnë pozitën e nënkryetarit Listës Serbe

Kosova Times Kosova Times August 29, 2025
Anton Quni hap rast në polici, Facebooku dhe Instagrami i tij ishin cak i sulmit kibernetik
“Koalicioni i të Gatshmëve” do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi
Hakerët ukrainas goditën operatorin rus Megafon celular
Mbyllet kampi Liya në Bondsteel: Një grup afganësh mbetet ende në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?