By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 maj
May 17, 2025
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusi që dogji pasaportën: “Nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë në gulag”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusi që dogji pasaportën: “Nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë në gulag”
Ballina 2Rajon / Botë

Rusi që dogji pasaportën: “Nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë në gulag”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 12:37 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

Me gruan dhe dy fëmijët, ai shkoi në Mal të Zi nga Moska në nëntor të vitit të kaluar.

Pasaportën ruse me të cilën udhëtoi, e dogji në qytetin e Budvës në fund të shkurtit, në një tubim të komunitetit rus dhe atij bjellorus kundër luftës në Ukrainë.

Me djegien e pasaportës, “doja të dërgoja një mesazh se komuniteti rus duhet të ndalojë së punuari për Rusinë, edhe kur nuk është në Rusi”, thotë Damir Zainullin për Radion Evropa e Lirë.

“Sigurisht, kam mundur ta bëj vetëm, në shtëpi, por kam dashur që mesazhi im të arrijë sa më shumë njerëz, sepse mijëra rusë që janë larguar nga vendi, vazhdojnë të punojnë nga distanca për kompanitë ruse dhe rrjedhimisht për ekonominë ruse, në vend që të ndërtojmë diçka të re”, thotë Zainullin.

Djegia e pasaportës thotë se nuk ishte vendim i vështirë për të.

“Përkundrazi… Gjyshi im ka vdekur në gulag, kamp sovjetik i përqendrimit. Gjyshja ime ka qenë gjithashtu në gulag. Nuk dua që kjo të përsëritet me fëmijët e mi. Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë”, thotë Zainullin.

Së bashku me gruan dhe dy fëmijët, ai kërkoi azil në Mal të Zi.

"Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë", beson Damir Zainullin. Fotografi e bërë në Budvë më 1 mars 2023.
“Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë”, beson Damir Zainullin. Fotografi e bërë në Budvë më 1 mars 2023.

Studiues dhe haker etik

Contents
Studiues dhe haker etik“Një gozhdë në arkivol”: Punëtorët e teknologjisë po ikin nga RusiaLargimi nga RusiaPërjetimet e rusëve teksa ikin nga shtetiMakineria ruse e luftësPse mësimdhënësit po lënë Rusinë?E ardhmja

Damir Zainullin është ekspert në shkencat kompjuterike, robotikë dhe siguri kibernetike. Ai thotë se gjithë jetën e tij ia ka kushtuar punës shkencore dhe kërkimore.

“Kur isha fëmijë, pashë filmin ‘Kthimi në të ardhmen’ dhe vendosa të bëhem ai lloj profesori – shpikës. Tani mund të them që jam bërë diçka e tillë”, thotë ai duke buzëqeshur.

Një fushë tjetër e kërkimeve të tij është siguria kibernetike. Ai thotë se ka punuar në një kompani ruse që ka testuar sigurinë e pajisjeve për infrastrukturë të rëndësishme, si termocentralet apo bankat.

“Ajo kompani tani është nën sanksione, sepse është e lidhur me Qeverinë dhe ushtrinë ruse. Nuk e di nëse disa nga kërkimet e mia mund të jenë përdorur për qëllime të këqija”, thotë Zainullin, duke mos dashur ta përmendë emrin e kompanisë.

Ai gjithashtu e përshkruan veten si një haker etik.

“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë haker etik, që do të thotë t’i respektosh ligjet. Derisa kam qenë shtetas i Rusisë, i kam respektuar ligjet ruse, tani i respektoj ato ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave private. Kjo është e detyrueshme për mendimin tim”, thotë Zainullin.

Protesta kundër luftës nga qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë në përvjetorin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Budvë më 25 shkurt 2023.

Largimi nga Rusia

Zainullin thotë se ka menduar më herët të largohet nga Rusia, si pasojë e një përvoje të tij me policinë ruse.

Kur ekipi i politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, ka hetuar korrupsionin në Rusi, në vitet 2020-2021, ai ka bërë përpjekje që, siç thotë, t’i dërgojë dokumente që, sipas tij, kanë konfirmuar korrupsionin në poste të larta në Kazan – qytet në Rusinë jugperëndimore.

“Megjithatë, disa ‘njerëz të çuditshëm’ e kanë marrë vesh dhe më kanë thirrur në polici. Kam pasur probleme serioze, më kanë thënë se jam kriminel. Pastaj, kemi vendosur të largohemi sa më shpejt nga Rusia, por gruaja ime ishte shtatzënë dhe pasaportat tona ishin bllokuar”, thotë Zainullin.

Ata arritën të dilnin jashtë vendit në fund të vitit 2022.

Ai heziton të flasë për familjen dhe miqtë e tij që i kanë mbetur në Rusi, nga frika se mund të kenë probleme për shkak të tij.

“Nga këndvështrimi i pushtetit aktual, qëndrimet e mia opozitare konsiderohen si krim”, thotë ai.​

Me gruan dhe dy fëmijët, ai shkoi në Mal të Zi nga Moska në nëntor të vitit të kaluar.

Pasaportën ruse me të cilën udhëtoi, e dogji në qytetin e Budvës në fund të shkurtit, në një tubim të komunitetit rus dhe atij bjellorus kundër luftës në Ukrainë.

Me djegien e pasaportës, “doja të dërgoja një mesazh se komuniteti rus duhet të ndalojë së punuari për Rusinë, edhe kur nuk është në Rusi”, thotë Damir Zainullin për Radion Evropa e Lirë.

“Sigurisht, kam mundur ta bëj vetëm, në shtëpi, por kam dashur që mesazhi im të arrijë sa më shumë njerëz, sepse mijëra rusë që janë larguar nga vendi, vazhdojnë të punojnë nga distanca për kompanitë ruse dhe rrjedhimisht për ekonominë ruse, në vend që të ndërtojmë diçka të re”, thotë Zainullin.

Djegia e pasaportës thotë se nuk ishte vendim i vështirë për të.

“Përkundrazi… Gjyshi im ka vdekur në gulag, kamp sovjetik i përqendrimit. Gjyshja ime ka qenë gjithashtu në gulag. Nuk dua që kjo të përsëritet me fëmijët e mi. Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë”, thotë Zainullin.

Së bashku me gruan dhe dy fëmijët, ai kërkoi azil në Mal të Zi.

"Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë", beson Damir Zainullin. Fotografi e bërë në Budvë më 1 mars 2023.
“Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë”, beson Damir Zainullin. Fotografi e bërë në Budvë më 1 mars 2023.

Studiues dhe haker etik

Damir Zainullin është ekspert në shkencat kompjuterike, robotikë dhe siguri kibernetike. Ai thotë se gjithë jetën e tij ia ka kushtuar punës shkencore dhe kërkimore.

“Kur isha fëmijë, pashë filmin ‘Kthimi në të ardhmen’ dhe vendosa të bëhem ai lloj profesori – shpikës. Tani mund të them që jam bërë diçka e tillë”, thotë ai duke buzëqeshur.

Një punonjës i Global Cyber Security Company Group-IB zhvillon një kod kompjuterik në një zyrë në Moskë, 25 tetor 2017.

LEXONI EDHE KËTË:

“Një gozhdë në arkivol”: Punëtorët e teknologjisë po ikin nga Rusia

Një fushë tjetër e kërkimeve të tij është siguria kibernetike. Ai thotë se ka punuar në një kompani ruse që ka testuar sigurinë e pajisjeve për infrastrukturë të rëndësishme, si termocentralet apo bankat.

“Ajo kompani tani është nën sanksione, sepse është e lidhur me Qeverinë dhe ushtrinë ruse. Nuk e di nëse disa nga kërkimet e mia mund të jenë përdorur për qëllime të këqija”, thotë Zainullin, duke mos dashur ta përmendë emrin e kompanisë.

Ai gjithashtu e përshkruan veten si një haker etik.

“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë haker etik, që do të thotë t’i respektosh ligjet. Derisa kam qenë shtetas i Rusisë, i kam respektuar ligjet ruse, tani i respektoj ato ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave private. Kjo është e detyrueshme për mendimin tim”, thotë Zainullin.

Protesta kundër luftës nga qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë në përvjetorin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Budvë më 25 shkurt 2023.
Protesta kundër luftës nga qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë në përvjetorin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Budvë më 25 shkurt 2023.

Largimi nga Rusia

Zainullin thotë se ka menduar më herët të largohet nga Rusia, si pasojë e një përvoje të tij me policinë ruse.

Kur ekipi i politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, ka hetuar korrupsionin në Rusi, në vitet 2020-2021, ai ka bërë përpjekje që, siç thotë, t’i dërgojë dokumente që, sipas tij, kanë konfirmuar korrupsionin në poste të larta në Kazan – qytet në Rusinë jugperëndimore.

“Megjithatë, disa ‘njerëz të çuditshëm’ e kanë marrë vesh dhe më kanë thirrur në polici. Kam pasur probleme serioze, më kanë thënë se jam kriminel. Pastaj, kemi vendosur të largohemi sa më shpejt nga Rusia, por gruaja ime ishte shtatzënë dhe pasaportat tona ishin bllokuar”, thotë Zainullin.

Shtetas rusë duke ikur nga Rusia.

LEXONI EDHE KËTË:

Përjetimet e rusëve teksa ikin nga shteti

Ata arritën të dilnin jashtë vendit në fund të vitit 2022.

Ai heziton të flasë për familjen dhe miqtë e tij që i kanë mbetur në Rusi, nga frika se mund të kenë probleme për shkak të tij.

“Nga këndvështrimi i pushtetit aktual, qëndrimet e mia opozitare konsiderohen si krim”, thotë ai.​

*Video nga arkivi: Rusët që refuzojnë mobilizimin kërkojnë strehim në Mal të Zi

Makineria ruse e luftës

I pyetur se si duket nga brenda qëndrimi i rusëve ndaj luftës në Ukrainë dhe pse nuk ka protesta masive kundër luftës, Zainullin thotë se ka dy arsye.

E para, sipas tij, është se makineria ruse e luftës nuk përdor vetëm armë për të pushtuar territore të reja dhe për të shtrirë ndikimin, por edhe korrupsion dhe para.

Ai shton se ka shumë familje të varfra në Rusi që nuk pajtohen me politikat e Putinit, por janë të bllokuara nga hipotekat, të kushtëzuara vetëm nga një rrogë ose një punë në qeveri.

Nxënësit duke marrë pjesë në një ceremoni për fillimin e vitit të ri shkollor në një fshat të Siberisë. 1 shtator 2022.

LEXONI EDHE KËTË:

Pse mësimdhënësit po lënë Rusinë?

Zainullin e cilëson këtë si një lloj shantazhi.

“Është një fenomen si në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë njerëz kanë qenë të përfshirë në makinerinë e luftës në atë kohë”, thotë ai.

E ardhmja

Si azilkërkues, Zainullin aktualisht nuk punon dhe familja e tij prej katër anëtarësh jeton në qytetin e Budvës nga kursimet.

“Është shumë e vështirë. Këtu, për shembull, unë nuk blej kafe në kafene, por e marr në termos. Mundohemi të kursejmë sa më shumë”, thotë ai.

Zainullin pret që në muajt e ardhshëm të marrë një përgjigje për kërkesën e familjes së tij për azil, por, sido që të jetë ajo, thotë se do të jetë mirënjohës.

“Nëse na miratohet [azili], do të thotë se jemi në vendin e duhur. Nëse na refuzojnë, do të jemi mirënjohës, sepse do ta dimë që nuk jemi aty ku duhet dhe do të shkojmë diku tjetër – Evropë, SHBA, Afrikë”, thotë Zainullin.

Të ardhmen për fëmijët e tij, vajzën 14 vjeçe dhe djalin një vjeç, nuk e sheh në Rusi.

“Do të duhen ndoshta pesëdhjetë vjet për të çmontuar plotësisht makinerinë imperialiste ruse, prandaj dua një jetë diku tjetër për fëmijët e mi”, thotë Zainullin.

Në fillim të këtij viti, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, në këtë vend kanë qenë rreth 16.500 shtetas të Rusisë, me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Publikohet raporti ‘Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë’

Kosova Times Kosova Times September 22, 2023
Horoskopi ditor për 12 Mars
Alvaro Morata: Nuk është debutim perfekt, por…
Vuçiq ka folur me Ramen dhe Kovaçevskin për situatën energjetike
Përurohet rruga e re në Shtime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?