Presidentja e venditm Vjosa Osmani në seancën solemne, për nder të ditës ndërkombëtare te gruas, në komunën e Prishtinës tha se shumë gra e vajza ende përballen me diskriminim, ngacmim e dhunë. Shpeshherë këto gra janë ballafaquar edhe me vrasje. Diskriminimi në shumë raste është prezente edhe në politikë. Kjo ka shtyer shumë gra që të tërhiqen nga jeta politike.
“Fuqizimi i grave në politike duhet të fillojë nga niveli lokal, sot të punosh për barazi gjinore dmth të punosh për drejtësi”, tha ajo.
Tutje presidentja Osmani tha se me vajzat e gratë nuk duhet të jemi vetëm sot, besimi për barazi gjinore duhet të na bashkoi, teksa tha se Kosova po shënon sukseset e grave janë në të gjitha fushat e mundshme.
“Vetëm 9.8% të rrugëve janë të emëruara me emra të grave. Kemi shumë gra që kanë bërë historinë, sot e ia kemi borxh që t’i nderojmë ato. Ju bëjë thirrje të gjitha grave të insistojnë në të drejtat e tyre. Të punojmë së bashku që secila grua të vlerësohet”m tha Osmani .
Kurse Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, në seancës solemne të komunës së Prishtinës për nder të ditës ndërkombëtare te gruas, tha se lufta për barazi gjinore nuk është çështje grash por e tërë njerëzimit.
“Emri si Dua, Rita, Presidentja Osmani, Arta Dobrohsi, Arta Rama, etj janë të njohura nëpër botë. Gratë po dëshmojnë që kanë të gjitha që duhet për të pasë sukses. Jemi të qartë në misionin tonë, komuna e Prishtinës po bënë të pamundurën për barazi gjinore, që nga fillimi jemi 50/50”, tha ai.
Rama premtoi se do të vazhdojë të punojë për paga të barabarta, edhe në punësim edhe në sipërmarrësi, por edhe në shëndetësi.
“Kryeqyteti tashmë e ka disa mekanizma në mbështetje të grave, luftimi i dhunës, mbështetja me ndihmë financiare, si edhe disa programe për gratë në biznes. Edhe në zona rurale po përkrahim gratë në bujqësi”, tha pos tjerash Rama.