By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina mohon raportimet e NYT se sabotoi gazsjellësin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina mohon raportimet e NYT se sabotoi gazsjellësin
Rajon / Botë

Ukraina mohon raportimet e NYT se sabotoi gazsjellësin

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 6:01 PM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Ukraina ka përsëritur se nuk ishte e përfshirë në sabotimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore, pavarësisht raporteve të mediave se inteligjenca e analizuar nga zyrtarët amerikanë ka thënë se një grup pro-ukrainas qëndronte pas sulmeve të vitit të kaluar.

Më 7 mars, gazeta New York Times (NYT) raportoi se sipas inteligjencës amerikane, një grup pro-ukrainase, ka qenë pas sulmit të shtatorit në tubacionet që hodhën gaz në Detin Baltik.

Sipas Suedisë dhe Danimarkës, tubacionet që transportonin gaz natyror nga Rusia në Gjermani u shkatërruan qëllimisht në zonat ekskluzive ekonomike ku ndodhën shpërthimet.

Megjithatë, është ende e paqartë se kush mund t’i ketë urdhëruar sulmet dhe cilët janë autorët. Shpërthimet dëmtuan rëndë Rusinë sa i përket mundësisë për të eksportuar gaz natyror në Perëndim për të gjeneruar të ardhura gjatë pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

“Ky nuk është akt i yni,” u tha gazetarëve më 8 mars, në kryeqytetin suedez Stokholm ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, përpara një takimi me ministrat e mbrojtjes të BE.

Një ditë më parë, këshilltari presidencial, Mykhaylo Podolyak, mohoi gjithashtu çdo përfshirje zyrtare në incident, duke shtuar se qeveria nuk kishte informacion në lidhje me “grupet pro-ukrainase” që mund të ishin përfshirë.

Në shtator, katër shpërthime shkaktuan rrjedhje në tre nga katër lidhjet që përbëjnë tubacionet e Rusisë Rrjedha Veriore 1 dhe 2, duke lëshuar tonelata gaz metan nën presion në Detin Baltik.

Kjo ndodhi në një kohë kur shqetësimet në Evropë për një krizë të mundshme energjetike të shkaktuar nga ndërprerjet në furnizimin rus si rezultat i konfliktit të saj të vazhdueshëm me Ukrainën, ishin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

I ndërtuar nga kompania e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, gazsjellësi Rrjedha Veriore lidh Rusinë me Gjermaninë.

Një prokuror suedez ka thënë se në vend u gjetën gjurmë eksplozivi, kishte ndodhur një sabotim.

NYT raportoi se rishikimi i inteligjencës sugjeroi se ata që kryen sulmet kundërshtojnë presidentin rus, Vladimir Putin, “por nuk specifikohen anëtarët e grupit, apo se kush i ka urdhëruar apo paguar për operacionin”

Sipas mediave gjermane, grupi të cilin NYT nuk e përmendi, përbëhej nga gjashtë individë të cilët morën me qira një varkë nga qyteti port i Rostock dhe përdorën pasaporta të rreme për ta bërë këtë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha më 8 mars se nuk duhet të jepen konkluzione të shpejta rreth këtij incidenti.

“Mund të ketë qenë po aq një operacion i rremë i organizuar për të fajësuar Ukrainën, një opsion i përmendur edhe në raportet e mediave… Gjasat për njërin apo tjetrin janë po aq të larta”, tha Pistorius në një intervistë për transmetuesin publik Deutschlandfunk.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i quajtën sulmet e shtatorit të vitit 2022 ndaj gazsjellësit nën Detin Baltik, “akt të sabotimit”, përderisa Moska fajësoi Perëndimin. Asnjëra palë nuk ofroi dëshmi për akuzat e tyre.

Në anën tjetër, Rusia muajin e kaluar kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të kryejë një hetim të pavarur.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO: Ukrainën e pret një “verë të vështirë” në luftën me Rusinë

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Mirziyoyev fiton lehtësisht mandatin e tretë si president i Uzbekistanit
Gashi: Integrimi në BE kërkon dialog dhe mbështetje
Real Madrid ndalet nga Osasuna, rrezikon kryesimin në La Liga
Koloneli i SBU-së vritet në mes të ditës në Kiev, sulmuesi në arrati
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?