Rusia goditi disa rajone të Ukrainës herët këtë mëngjes, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, portin e Detit të Zi të Odessa dhe qytetin e dytë më të madh të Kharkiv, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë, thanë zyrtarët rajonalë.
Të paktën 5 persona humbën jetën pasi Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, më 9 mars.
Katër persona u vranë në rajonin e Lviv pasi një raketë goditi një zonë të banimit, tha guvernatori i qytetit, Maksym Kozytskyi. Një tjetër person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulme të shumta në rajonin e Dnipropetrovsk.
Sulmi u krye në objektiva të shumta në qytete që shtrihen nga Zhytomyr, Vinnytsia dhe Rivne në perëndim deri në Dnieper dhe Poltava në Ukrainën qendrore, raporton Reuters.
“Këtë mëngjes, Rusia i dha një goditje tjetër të fortë infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke synuar objektet energjetike në shtatë rajone – Kiev, Mykolaiv, Kharkiv, Zaporizhia, Odesa, Dnipropetrovsk dhe Zhytomyr,” tha Ministri ukrainas i Energjisë Herman Galushchenko në një postim në Telegram. .
Ai shtoi se rusët po e vënë botën në prag të një katastrofe bërthamore, duke pasur parasysh se linja e fundit e furnizimit me energji elektrike në termocentralin bërthamor në Zaporozhye u dëmtua për shkak të granatimeve dhe stacioni aktualisht funksionon me gjeneratorë me naftë, raporton Interfax Ukraine.
⚡️Another explosion heard in Kyiv.
A loud explosion was heard in Kyiv, as reported by a Kyiv Independent journalist.
Earlier, explosions occurred in Kyiv's central Holosiivskyi District early in the morning of March 9, Kyiv Mayor Vitali Klitschko said on Telegram.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 9, 2023
Kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko njoftoi se shpërthime janë regjistruar në pjesën jugperëndimore të qytetit dhe se shërbimet e shpëtimit janë në terren. Klitschko tha se furnizimi me energji elektrike ishte ndërprerë si masë paraprake për rreth 15 për qind të banorëve të Kievit.
Large Plumes of Smoke can be seen rising from what is claimed to be the KyivEnergo #5 Thermoelectric Power Plant in the Holosiivskyi District of Kyiv City after Russian Missiles hit the Plant earlier this morning. pic.twitter.com/oBcELQDKkO
— OSINTdefender (@sentdefender) March 9, 2023
Një seri e re shpërthimesh u dëgjua në Kiev rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale, sipas agjencisë britanike.
Nuk ka energji elektrike në Odessa
Guvernatori i rajonit të Odesës Maksim Marchenko tha se objektivi i sulmit masiv me raketa ishte një objekt energjetik në Odesa dhe se kishte një ndërprerje të energjisë elektrike.
Marchenko deklaroi se njësitë kundërajrore rrëzuan disa raketa dhe se priten sulme të reja. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”. Kufizimet e energjisë elektrike janë në fuqi”, tha Marchenko.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinehubov tha se qyteti dhe rajoni u goditën nga rreth 15 sulme dhe infrastruktura ishte në shënjestër. Sipas mediave ukrainase, dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me raketë në Kharkiv nga një predhë që ra pranë shtëpisë së tyre.
Sulmet shënjestruan gjithashtu Dnieper në Ukrainën qendrore dhe qytetet perëndimore të Lutsk dhe Rivne, të cilat janë larg vijës së frontit, sipas Reuters.