Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur nga të shtënat në Hamburg, në veri të Gjermanisë, raporton Deutshe Welle .
Policia e Hamburgut njoftoi në Twitter se një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.Sipas disa mediave, të shtënat kanë ndodhur në qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.
Policia e Hamburgut tha vetëm shkurt se “sipas informacioneve fillestare, të shtëna u qëlluan në kishën në rrugën Deelböge në lagjen GroßBorstel”.
“Disa persona mbetën të plagosur rëndë, disa për vdekje. Jemi në terren me një kontigjent të madh forcash”, njofton policia.Ambulancat janë në vendngjarje, ndërsa policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.
Banorët që jetojnë aty pranë janë paralajmëruar të mos largohen nga shtëpitë e tyre mes operacionit të policisë që po vazhdon.
Meqë ra fjala, kjo zonë është disa kilometra larg qendrës së Hamburgut, qyteti i dytë më i madh gjerman.